TECH and to spare!

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Mjeksi


Administrator

Status: Offline
Posts: 322
Date:
Mjeksi
 


Mjeksi e thjeshte pa specializim se sjam student i mjeksijes, po qe se me ndihmon daja jem najsen nashta bojm naj qudi ktu por shpresa vdes e fundit, masi ta mysmi pacientin!!!

NDALIMI I INFARKTIT NE TRU PERMIRSON JETEN E NJEREZVE

Sipas nje artikulli botuar ne revisten mjekesore The Lancet Neurology 2007, llogariten rreth 5.7 milion vdekje shkaktuar nga infarkti ne tru(stroke) per vitin 2005, dhe 87% e tyre kane ndodhur ne shtetet me te ardhura te ulta dhe mesatare (low-income and middle-income). Pa bere asnje lloj nderhyrje, llogaritet te kete nje rritje deri ne 6.5 milion vdekje per vitin 2015 (ne rang global) dhe 7.8 milion ne vitin 2030. Kjo rritje e madhe e infarktit ne tru, sidomos ne shtetet me te ardhura te ulta dhe mesatare, ka bere qe mjeket ne mbare boten te vendosin per nje qellim te perbashket ku synohet nje ulje te pakten 2% te rasteve vjetore duke permiresuar kushtet e parandalimit dhe kurimit. Eksperienca e shteteve me te ardhura te larta ka treguar nje ulje rreth 4% te infarkteve ne tru per moshat 60-69 vjecare si rrjedhoje e permiresimit te nderhyrjeve. Nese kjo zbatohet edhe ne rang boterore do te thote 6.4 milion vdekje me pak qe prej vitit 2005 deri me 2015.
Semundjet e zemres dhe infarkti ne tru jane 2 semundjet me vdekje prurese per moshat mbi 15 vjecare dhe zene vendin e 3-te dhe te 4-t per pasojat e pakurueshme qe lene (disability-adjusted life years) pas HIV/AIDS dhe semundjeve depresive unipolare.
Vetem per moshat 60-vjecare per vitin 2005 ne rang boterore, 13% te rasteve e shkakton infarkti ne tru dhe 38% semundjet kardiovaskulare.
Nder shkaktare kryesor te infarktit mund te permendim; rritjen e moshes- ageing (45-69vjec), semundjet kronike,semundjet kardiovaskulare, perdorimi i cigares, dieta e varfer e cila ben qe njerezit te shtojne mbipeshe (overweight),tensjoni i larte, rritja e kolesteroles ne gjak dhe inaktiviteti fizik.
Ndersa per sa i perket ndalimit te infarktit, arma kryesore mbetet te jete ndalimi primar (primary prevention) si; Permiresimi i dietes, perdorim minimal i kriprave dhe vajrave te ngopur si dhe konsumimi i sa me shume frutave dhe perimeve; lenia e duhanit; kontrollimi i tensjonit dhe i kolesteroles (sidomos pas moshes 45 vjecare); dhe rritja e aktiviteteve fizike. Gjithashtu mjeket keshillojne perdorim te rregullt te aspirines, 1 tablet ne dite, per moshat 35 vjecare e lart. Kurimi me aspirine i infarkteve iskemike ne tru, ul vdekjet rreth 12 persona per 1000 te kuruar dhe tregon permiresim tek 56 per 1000 persona qe e marrin kete kure. Aspirina pengon infarktet me ane te funksjonit antikoagulant qe disponon, ose sic njihet ne popull Aspirina te hollon gjakun.
Megjithese receta e parandalimit dihet prej shumices se popullsise, neglizhenca vjen per shkak te mitit te gabuar qe ekziston ne popull; se sumndjet kardiovaskulare dhe infarktet jane semundje te kohes dhe se infarktet ne tru i perkasin moshes 70 vjecare qe sido qe te jete do vdesin se shpejti.
Por nuk duhet haruar se pasojat, vuajtjet dhe demet qe shkaktojne keto semundje jane ne kurriz te personit, familjes dhe shoqerise ku ai jeton.


Tingllojka ma shum si statistike

-- Edited by LonX at 02:14, 2008-05-11

__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau


Super Moderator

Status: Offline
Posts: 137
Date:
 

tani do postoj diqka qe ka te bej me mjeksin....
esht mir ti dini.......

__________________
R3sP3cT


Super Moderator

Status: Offline
Posts: 137
Date:
Degėt e mjekėsisė
 


  • Anatomia
  • Kardiologjia
  • Neurologjia
  • Pediatria
  • Gjinekologjia
  • Obstetrika
  • Mjekėsia e pėrgjithshme
  • Kirurgjia
  • Anestezia
  • Nefrologjia
  • Psikiatria
  • Patologjia
  • Reumatologjia
  • Dietologjia
  • Stomatologji
  • Sėmundjet infektive
  • Urologjia
  • Dermatologjia
  • Mjekėsia ligjore
  • Mjekėsia nėnujore
  • Mjekėsia e rrezeve
  • Hematologjia
  • Onkologjia
  • Gastroenterologjia
  • Mjekėsia e transfuzionit
  • Neurofisiologjia
  • Alergologjia
  • Pneumologjia
  • Ortopedia
  • Kirurgjia kardiotorakale
  • Angiologia
  • Otorinolaringoiatria
  • Oftalmologjia
  • Endokrinologjia
  • Diabetologjia
  • Proktologjia
  • Nutricioni


-- Edited by Pajta3nt at 02:15, 2008-05-11

__________________
R3sP3cT


Super Moderator

Status: Offline
Posts: 137
Date:
Organe
 


  • Pankreasi
  • Buza
  • Dora
  • Ezofagu
  • Goja
  • Gishtat e dorės
  • Hunda
  • Indi (organ)
  • Kapilare
  • Koka
  • Lėkura
  • Mushkėria
  • Mėlēia
  • Qafa
  • Truri
  • Vena
  • Veshi
  • Zemra
  • Syri
  • Veshkat
  • Organet gjenitale
  • Kėmbėt
  • Stomaku
  • Faringsi
  • Laringu
  • Zorrėt e holla
  • Zorrėt e trasha
  • Kockat etj.


__________________
R3sP3cT


Super Moderator

Status: Offline
Posts: 137
Date:
Sisteme organike
 


  • Sistemi i Qarkullimit te Gjakut
  • Sistemi urinor
  • Sistemi respirator
  • Sistemi limfatik
  • Sistemi gastro-intenstinal
  • Sistemi nervor
  • Sistemi kockor
  • Sistemi muskulor etj.


__________________
R3sP3cT


Super Moderator

Status: Offline
Posts: 137
Date:
Sėmundje
 


  • Infarkti
  • Infarkti miokardit
  • Gripi
  • Diarre
  • Kolera
  • Multiple Skleroza
  • Tumori i trurit
  • Asthma Bronkiale
  • Bronchiti
  • Pneumonia
  • Laringiti
  • Mykoviscidoza
  • SIDA
  • Anemia
  • Talasemia
  • Kanceri i gjirit
  • Kanceri i Stomakut
  • Antraksi
  • Spondiliartroza
  • Diabeti i sheqerit
  • Toksikomania
  • Tabagizmi
  • Alkoolizmi
  • Bulimia
  • Anoreksia
  • Obeziteti
  • Fibriomat
  • Kistet
  • Tumoret
  • Gangrena
  • Infeksioni urinar
  • Glomerulonefriti
  • Nefroza
  • Pielonefriti
  • Cistiti
  • Melenat
  • Amenorhea
  • Anuria
  • Asfiksia
  • Afagia
  • Kariesi
  • Prostati
  • Hemorohidet
  • Mykthi
  • Alopecia
  • Rakitizmi
  • Tetania
  • Blefariti
  • Konjuktiviti
  • Glaukoma
  • Shkolija e retines
  • Retinopatia diabetike
  • Hernia diskale
  • Artritet
  • Stenoza mitrale
  • Insuficienca renale
  • Insuficienca Kardiake
  • Insuficienca hepatike
  • Ekzema
  • Skizofrenia
  • Neurozat
  • Otiti
  • Sinoziti
  • Autizmi etj.


__________________
R3sP3cT


Super Moderator

Status: Offline
Posts: 137
Date:
RE: Mjeksi
 


ishalla kurr nuk ka pun per mjekt :P..

__________________
R3sP3cT


Administrator

Status: Offline
Posts: 322
Date:
 

SEMUNDJA

Sėmundja ėshtė ēregullim i funksioneve trupore, kongenitive, sociale ose shpirtrore, i cili e pengon subjektiv kondicionin dhe mirėqenijen dhe ndikon negativ nė qėnie tė gjallė. Sėmundja mund tė shikohet si gjendje me procese tė ērregulluara biologjike, tė cilat dėrgojnė te ērregullimet e funksionit dhe tė ndėrtimit tė organizmit.

Sėmundja dhe shėndeti
Sipas definicionit(percaktimit te OMS, Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė) tė Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, shėndeti ėshtė gjendja e mirėqenies sė plotė fizike, shpirtėrore dhe sociale e jo vetėm mungesa e sėmundjes dhe raskapitja. Ėshtė vėshtirė tė definohet (perkufizohet ē'eshte shendeti dhe semundja)nocioni i shėndetit dhe i sėmundjes, ndėrsa nė format kaluese tė pėrkufizohet, meqė shėndetin optimal dhe sėmundjen e shprehur e lidhin nė njė sėrė gjendjesh nė tė cilat mund tė jetė organizmi.

Sėmundja nėnkupton ērregullimin e shėndetit nė kuptimin e gjėrė. Sėmundja nė kuptimin mė tė ngushtė ėshtė entitet nozologjik (nga greqishtja nosos =sėmundje) me etiologji dhe patogjenezė tė caktuar dhe me dėmtime karakteristike qelizore e indore dhe me pasqyrė klinike. Ky definicion (percaktimim) ėshtė i idealizuar, meqė etiologjia dhe patogjeneza e shumė sėmundjeve ende janė tė paqarta.

Sistematika

Ndarja sistemike e sėmundjeve ėshtė nė njė zhvillim tė vazhdueshėm. Ndarja moderne e sėmundjeve mund bėhet sipas organeve ose kriterieve tė diagnozės (MDC, Major Diagnostic Categories). Njė ndarje mė e saktė mund tė bėhet sipas sistemit ICD-10, pėr sėmundjet onkologjike sipas ICD-O.

Shkaktarėt e sėmundjeve
Faktorėt e brendshėm:
* mplakja
* trashėgimi
* ēregullimet embrionale

Faktorėt e mėsipėrm janė faktorė tė pandryshueshėm dhe pa ndikim nga jashtė.

Faktorėt e jashtėm:
* kushtet sociale
* stresi
* faktorėt ekologjik
* mikrobet

Kėta faktorė janė faktorė qė mund tė ndryshohen dhe mbi tė cilėt mund tė ndikohet nga jashtė.

Ecuria e sėmundjes
Sipas ecurisė dhe kohėzgjatjes, dallojmė sėmundjet:
* akute - fillojnė shpejtė
* subakute - fillojnė ngadalė
* kronike - kohėzgjatje tė gjatė, me muaj dhe vite
* kronike recidive - shfaqen kohė pas kohe
* fulminante - shfaqen dhe zhvillohen shumė shpejtė

Referencat
1.Fizpatologjia, Stjepan Gamulin, et al., Botimi i tretė i plotėsuar, Prishtinė, 2001

burimi:
wikipedia.

__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard