TECH and to spare!

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
 

Topic: Rikthimi i te dhenave te fshira me Quick Format

Post Info
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
Rikthimi i te dhenave te fshira me Quick Format

Zgjidhja me e re dhe me fleksibel e rikthimit te te dhenave te fshira nga nje vendndodhje fizike e nje kompjuteri eshte pajisur nga grupi i zhvillimit te sistemeve te liderit te mirembajtjes se te dhenave R-Tools Technology.

Sistemi quhet R-Studio, me versionin me te fundit 3.6, qe lejon perdoruesit te inspektojne pothuaj te gjitha tipet e skedareve te fshire perpara se t'i rikthejne ne memorjen e ngurte, qofte edhe sikur aplikimi te cilit i perkasin skedaret e humbur nuk eshte i instaluar ne kompjuter. Per shembull, perdoruesit mund te inspektojne (shqyrtojne) nje skedar PDF, edhe sikur Acrobat Reader te mos jete i instaluar ne kompjuter.

Per me teper, programi R-Studio mundeson rikuperimin e te dhenave te humbura apo te fshira per shkak te viruseve apo programeve te tilla, si dhe te gjithe skedaret e demtuar nga ndonje perplasje apo ngrirje e sistemit operativ. Gjithashtu, R-Studio eshte projektuar te bashkeveproje edhe me sistemin me te ri operativ, Microsoft Vista.

Nen-programet e inkorporuara ne R-Studio 3.6 e bejne kete aplikim me te preferuarin neper rangjet e bizneseve dhe institucioneve te ndryshme. R-Studio Emergency Version mundeson rikthimin e te dhenave atehere kur sistemi operativ Windows nuk mund te hapet per shkak te ndonje skedari sistemi te degjeneruar. R-Mail for Outlook rikthen dhe riparon skedare te Microsoft Outlook kur ky i fundit nuk mund t'i hape ato, si dhe perdoruesit mund t'i shqyrtojne skedaret Outlook paraprakisht. Gjithashtu, ekziston edhe nenprogrami perkates per Outlook Express, i quajtur R-Mail for Outlook Express, i cili rinderton te gjithe skedaret DBX te fshire apo te demtuar. Nder te tjera, permendim modulet R-Word (per rikthimin e skedareve Word) dhe R-Excel (per rikthimin e skedareve Excel), pa lene menjane edhe programin R-Wipe & Clean, i cili pastron diskun nga crregullimet e te dhenave.

Sipas reagimeve te perdorueseve te ndryshem, sistemi R-Studio 3.x ka rezultuar me se i suksesshem ne realizimin e nevojave te shpeshta qe lindin ne lidhje me skedaret ne memorien e ngurte.


-- Edited by LonX at 01:51, 2007-12-16

__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
 
Page 1 of 1  sorted by
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard