Ky kercenim eshte vleresuar si me i rrezikshmi dhe ndodh kur dikush mundohet te manovroje me 'te kercenuarin'. Per shembull, duhet bere kujdes kur merr nje program falas nga nje person, pasi ky i fundit mund ta kete zhvilluar posacerisht per nderhyrje ne sistemin tend.
Vjedhja e Identitetit
Problemi nuk eshte se dikush hyri ne sistemin tend dhe te vodhi kartat e kreditit, apo informacione tjera. Problemi me i madh qendron ne faktin se hackeri mund te perdore identitetin tend, duke te te hapur pune.
Trojanet dhe Spyware
Programet Spyware 'spiunojne' tek te zotet aktivitetin tend gjate punes tende ne kompjuter. Viruset trojane (analogjikisht nga Kali i Trojes), hiqen sikur jane te nevojshem per sistemin tend ose per ty, si perdorues, por qe e cojne sistemin tend ne nje zone programesh spyware. Prandaj, programet Anti-Spyware jane teper te domosdoshme.
Viruset
Keto programe qendrojne te fshehur apo te heshtur ne sistemin tuaj dhe, pas nje kohe te paracaktuar, fillojne te godasin sistemin. Gjithnje duhet te kesh nje program Anti-Virus te instaluar ne sistemin tend.
Adware
Programet Adware thjesht shfaqin ne ekran dritare te vogla, te cilat ose te reklamojne ose thjesh monitorojne aktivitetin tend qe nga koha qe shfaqen. Edhe ne kete rast, programet Anti-spyware jane te nevojshme.
Sulmet nga Web-i
Shpeshhere, web-faqe te ndryshme permbajne kode te posacme per te shfrytezuar shfletuesin dhe sistemin tuaj operativ. Infektimi nga ndonje kod 'i keq' mund te vije thjesht nga vizita e atij web-sajti. Prandaj, rekomandohet qe 'Automatic Updates' ne Windows te jete aktive.
Sulmet nga Hackerat
Veprimi i hackerave nuk eshte i drejtperdrejte ne shumicen e rasteve. Ata thjesht leshojne nje virus ne rrjet (per shembull, nje Trojan), i cili shperndahet neper kompjutera te pacaktuar eventualisht. Pra, hacker-it i intereson qe virusi i tij te infektoje sisteme te kompjuterave te lidhura ne nje rrjet te caktuar. Ka gjasa teper te vogla qe nje hacker te sulmoje kompjuterin tim (pra, te beje nje sulm te drejtuar apo te paracaktuar). Prandaj, Firewall eshte i rendesishem.
Sulmet Wireless
Sigurisht, edhe keto sulme jane bere te shpeshta vitet e fundit me integrimin e plote te teknologjise wireless. Sulmet ndodhin kur aparati juaj gjendet ne nje rrjet wireless. Ne kete rast, sigurohu qe te jesh pjese e nje rrjeti me router qe inkurajon enkriptimin.
Emailet me Mashtrime (Phishing)
Emailiet me yckla pretendojne ta kene origjinen nga web-site te tipit e-bay, PayPal, banka jote, apo te tjera te tilla dhe te ftojne te hysh ne web-sajtet e tyre. Nese hyn, atehere mashtrimi qendron ne vjedhjen e emrit tend te perdoruesit, si dhe te fjalekalimit. Paskesaj, ato perdoren per te te vjedhur. Qofte Internet Explorer 7, qofte Mozilla Firefox 2 kane module te integruara per detektimin e emailieve mashtruese.
E-mailet e Padeshiruara (Spam)
Ne nje pjese te mire te kohes, emailet spam thjesht te bezdisin. Megjithate, ekzistojne emaile te cilat te inkurajojne t'i hapesh. Paskesaj, ato jane te projektuara qe te te infektojne sistemin. Ne shumicen e rasteve, sistemi i emailit qe ju perdorni eshte i pajisur me module per detektimin e emaileve spam. (Kjo metode bazohet ne procedurat Bayesiane te detektimit, pra ne baze te se shkuares sistemi vendos nese nje email i caktuar eshte spam apo jo.)