Gjiganti softuerik amerikan Microsoft nuk do tė ndryshojė ofertėn e vet pėr blerjen e makinės sė kėrkimit Yahoo, pėrkundėr rezultateve tė mira afariste tė tij tė realizuara nė tremujorin e parė tė kėtij viti, ka deklaruar drejtori i pėrgjithshėm i Microsoftit Steve Ballmer.
Ballmer ka theksuar se Microsofti ka ofruar mjaft para, 44 miliardė dollarė, pėr blerjen e Yahoo-sė. Neto fitimi i Yahoo-sė nė tremujorin e parė tė kėtij viti ėshtė rritur nė 542.2 milionė dollarė, pėr dallim nga 142.4 milionė sa ishte nė periudhėn e njėjtė tė vitit tė mėhershėm.
Kjo rritje ėshtė arritur para sė gjithash falė pjesėmarrjes nė faqen kineze tė internetit pėr tregti elektronike Alibaba.com.
Qarkullimi i Yahoo-sė, gjithashtu ėshtė rritur nė tremujorin e parė pėr nėntė pėr qind, nė 1.82 miliardė dollarė, ka njoftuar agjencia e lajmeve Reuters.