Me hapjen e garės pėr dizajn tė pajisjeve ku shfrytėzuesit dėrgojnė punimet e tyre prodhuesi jugkorean LG nuk e ka zbuluar ujin e nxehtė, mirėpo ėshtė i fundit nė vargun e prodhuesve qė ka vendosur pėr njė hap tė tillė.
Gjiganti i elektronikės shpenzuese, kompania LG, ka hapur garėn me emrin Innovation Challenge, e cila ka pėr qėllim pėrzgjedhjen e dizajnit mė tė mirė nga disa prej modeleve tė ardhshme tė celularėve. Pjesėmarrėsit e garės LG i fton tė zbulojnė celularin e tyre tė ėndrrave, derisa tri zgjidhjet mė tė mira do tė shpėrblehen me shpėrblime tė majme.
Afati pėr dorėzimin e punimeve ėshtė i hapur deri mė 30 prill, pėrderisa fituesit do tė publikohen mė 31 maj. Pronarit tė zgjidhjes mė tė mirė LG do ti dorėzojė dhjetė mijė dollarė tė thata, televizor LCD me diagonale prej 52 inēėsh, pajisjen HD-DVD/Blu-ray si dhe modelin mė tė ri tė LG-sė.
Pėr fat tė keq, nė garė mund tė marrin pjesė vetėm banorėt e SHBA-sė, kėshtu qė nėse doni tė bėni pėr veti kombinimin fitues pėr dizajnin e celularit, gjeni sa mė parė ndonjė kushėri qė e keni humbur nė Amerikė, qė tė mund tė dorėzojė propozimin nė vend tuajin.