Njė ekip robotėsh qė luajnė futboll, i quajtur me emrin Skėnderbeu, i disenjuar nga profesorėt vendorė dhe ndėrkombėtarė tė Universitetit pėr Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe nga studentėt e kėtij universiteti do ta pėrfaqėsojė Kosovėn nė Kampionatin Evropian tė Futbollit, qė organizohet nė Zvicėr dhe nė Austri, nė dy vendet qė do tė jenė edhe nikoqire tė kampionatit evropian tė futbollit.
Pėrgatitjet pėr kėtė ngjarje kanė nisur qė moti dhe tashmė Skėnderbeu ėshtė i gatshėm tė marrė pjesė nė kampionatin qė zhvillohet nė Zvicėr nga 15-17 qershor 2008 dhe vazhdon nė Linc tė Austrisė nga 19-23 qershor, bėhet e ditur nė njė komunikatė pėr media tė UBT-sė. Futbolli i robotėve ėshtė implementin i lojės sė futbollit tė robotėve, duke pėrdorur robotėt e programuar qė lėvizin.
Organizatore e kampionatit ėshtė Federata Ndėrkombėtare e Asociacionit tė Robotėve (FIRA), organizėm ky i krijuar nė vitin 2001, qė promovon robotėt pėr argėtim dhe lojė nė Evropė.
Njė ekip i vėrtetė i robotėve tė futbollit pėrbėhet nga 11 lojtarė, njėri nga tė cilėt ėshtė portier. Nė bazė tė numrit tė lojtarėve pėrcaktohet edhe kategoria ose liga nė tė cilėn merr pjesė ekipi.
Sipas rregullave, robotėt nuk guxojnė tė jenė mė tė mėdhenj se 7.5 cm dhe duhet tė lėvizin deri nė 12 km nė orė. Loja zgjat dy herė nga 5 minuta dhe ajo ndalet nėse ndonjėri prej robotėve dėmtohet dhe duhet larguar nga fusha.
Loja e robotėve ėshtė shembull tipik i Multi-Agent Systems (MAS), ku robotėt inteligjentė veprojnė sė bashku nė mėnyrė kooperative dhe inteligjente.
Udhėheqės i Ekipit Skėnderbeu nė kėtė kampionat ėshtė rektori i UBT-sė, Edmond Hajrizi, ndėrsa pjesė e ekipit janė edhe profesori Artan Dėrmaku dhe studentėt, tė cilėt ka muaj qė janė duke zhvilluar pėrgatitjet intensive pėr pėrfaqėsim sa mė tė denjė nė kėtė garė prestigjioze.