Hapėsira e njohur e uebit pėr entuziastėt e peer-to-peer (P2P) - Demonoid ėshtė prapė online. Duket se shkak i ndėrprerjes sė punės nuk kanė qenė problemet ligjore, por problemet me administratė.
Pas shtatė muajsh tė mosekzistimit nė internet, Demonoid punon sėrish. Ueb faqja e njohur ėshtė zhdukur nga interneti pa ndonjė paralajmėrim, e nė faqen Torrentfreak, e cila pėrcjellė ngjarjet e kėtyre llojeve tė shėrbimeve, ėshtė mundur tė lexohet se shkaku i padisė sė Shoqatės kanadeze pėr mbrojtjen e tė drejtave tė incizimit (CRIA) ka qenė ajo e cila ka urdhėruar ISP-nė e Demonoid-it ti ndalojė ofrimin e shėrbimeve.
Sipas njė mbishkrimi tė faqen e ngjallur Demonoid, kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Administratori thotė se faqen ėshtė dashur tė ndalojė sė mirėmbajturi pėr shkak tė problemeve personale. Gjatė kėtyre shtatė muajve ka arritur tė gjej tė njohur tė besueshėm dhe miq tė cilėt do ta vazhdojnė kėtė punė nė vend tė tij, e ai do tė inkuadrohet kohė pas kohe nė rast se shihet nevoja pėr pėrvojėn e tij.
Nė vėrejtje gjithashtu thuhet se gjatė disa ditėve tė ardhshme mund tė vije deri tek ndėrprerja e punės sė faqes derisa administratorėt nuk vendosin ēdo gjė nė vend tė vet, e mė pas tė gjitha do tė vazhdojnė me tė vjetrėn.