TECH and to spare!

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
 

Topic: LIFESTYLE

Post Info
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
LIFESTYLE

   

Tenoreksia, vartėsi e kohės moderne

Rrezitja e tepėrt mund tė kalojė nė vartėsi, gjendje e njohur si tenoreksi. Ėshtė e vėrtetė se rrezitja na bėn tė jemi mė tė freskėt dhe tė dukemi mė bukur, edhe shkuarja nė solarium disa herė nuk mbyt, mirėpo duhet tė ekzistojė njė kufi dhe tė pėrcaktohet mė e rėndėsishmja: shėndeti.

Nga njė anketim i mėparshėm, gjysma e britanikėve kanė pohuar se ndjehen mė tė shėndoshė kur e kanė lėkurėn e errėt. Njė angleze mesatarisht shpenzon nė muaj rreth 400 funta duke shkuar nė solarium ose duke blerė produkte kozmetike tė cilat shkaktojnė nxirjen e lėkurės. Nė kėtė mėnyrė ka lindur edhe njė vartėsi e kohės moderne: tenoreksia.

Tenoreksikėt janė tė pushtuar nga mbajtja e vazhdueshme e lėkurės sė errėt. Shkuarjet nė solariume janė shumė mė tė shpeshta nė raport me atė qė rekomandojnė mjekėt. Shkuarja njė herė nė javė, shumė shpejtė bėhet tri herė, pastaj katėr dhe nė fund ēdo ditė.

Ėshtė njė ndjenjė e pėrsosur, ngrohtė, era fryn si nė plazh, i mbyll sytė dhe madje ka edhe muzikė. Ėshtė njė moment qetėsimi pas njė dite tė lodhur. Ėshtė relaksim. Ndjehem shumė mirė. Ato janė dhjetė minutat e mia tė lumtura, kėshtu e pėrshkruan solariumin njė tenoreksike.

Mjekėt pohojnė se vartėsia e tepruar pėr lėkurė tė errėt ėshtė njė lloj ērregullimi i veēantė psikologjik ku pacienti nuk mund ta sheh vetėn se ėshtė nxirė aq shumė, saqė nuk ka nevojė mė pėr rreze ultravjollcė. Kėta persona kur shikohen nė pasqyrė, e shohin veten nė njė mėnyrė ndryshe nga ēi pėrjeton rrethi.



__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:

Marihuana nė moshė tė re shkakton vartėsi

Qeveria amerikane ka dhėnė informata sipas sė cilave kombinimi i rrezikshėm i depresionit, adoleshencės dhe marrjes sė marihuanės mund tė sjelli deri te vartėsia, sėmundjet mentale dhe tendencat vetėvrasėse.

Departamenti pėr kontrollimin e drogės, pranė Shtėpisė sė Bardhė, ka paralajmėruar se tinejxherėt tė cilėt janė nė depresion kanė mundėsinė dy herė mė shumė qė ta provojnė marihuanėn nė krahasim me ata tė cilėt nuk janė nė depresion edhe atė nė raport prej 25 % ndaj 12 %. Derisa pirja e marihuanės mund tė shkaktojė shumė probleme serioze.

Konsumimi i marihuanės rrit rrezikun pėr sėmundje mentale pėr 40 %, ndėrsa tinejxherėt tė cilat kanė pirė marihuanė sė paku njė herė nė muaj brenda njė viti, tri herė mė shumė mendojnė pėr vetėvrasje.



__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:

Me jogurt kundėr alergjisė

Shkencėtarėt sugjerojnė se ekspozimi i nėnės dhe foshnjės ndaj probiotikėve stimulon zhvillimin e sistemit imun te fėmija dhe nė kėtė mėnyrė ndikon nė parandalimin e alergjive.

Nė studimin e bėrė nga shkencėtarėt finlandez janė pėrfshirė shtatzėnat tė cilat kanė pasur alergji, dhe shtatzėnat, partnerėt e tė cilave vuajnė nga alergjitė e ndryshme, me qėllim qė tė vrojtohet ndikimi i probiotikėve te fėmijėt me rrezik tė lartė nga alergjia, meqė dihet se nė zhvillimin e alergjisė njė rol tė rėndėsishėm luan edhe trashėgimia.

Shtatzėnat kanė filluar tė marrin probiotikė nė muajin e tetė tė shtatzėnisė, ndėrsa fėmijėt e tyre kanė qenė pėr 30 % mė pak tė rrezikuar nga paraqitja e ekzemės atopike, e cila ėshtė forma mė e hershme e manifestimeve alergjike



__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:

I panjohuri pranė tė cilit uleni mund tė bėhet miku juaj

Njė studim i realizuar nga Universiteti i Lajpcigut, ka treguar se ndėrmjet dy personave tė cilėt rastėsisht ulen pranė njėri-tjetrit nė ndonjė ndodhi, ekziston mundėsia qė tė krijohet njė shoqėri ndėrmjet tyre.

Afėrsia e rastit nė takimin e parė len njė pėrshtypje tė thellė nė zgjedhjen dhe vazhdimin e njė shoqėrimi tė gjatė.

Psikologėt nga Universiteti i Lajpcigut, nė studim kanė pėrfshirė 54 studentė tė psikologjisė nė fillim tė semestrit. Gjatė ligjėratave studentėt janė ulur kudo pa ndonjė pėrcaktim paraprak, ndėrsa pastaj ėshtė kėrkuar nga tė gjithė qė tė ēohen dhe tė prezantohen.

Menjėherė pas, ata tė cilėt kanė dėgjuar ėshtė dashur tė vlerėsojnė se sa miqėsor u ėshtė dukur personi qė ėshtė prezantuar dhe janė pėrgjigjur nėse do tė dėshironin tė njiheshin mė mirė me tė. Pas kėsaj tė gjithė studentėt kanė lėvizur pėr njė vend.

Pas njė viti ėshtė konstatuar se studentėt tė cilėt kanė qenė tė ulur ditėn e parė pranė njėri-tjetrit kanė qenė shumė mė tė afėrt dhe janė bėrė miq tė mirė.



__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:

Fėmijėt nuk duhet tė luajnė vetė lojėra agresive

Sipas psikologėve, lojėrat kompjuterike tė cilat nxisin agresivitet te fėmijėt duhet tė pėrcillen sė bashku me prindėrit, ndėrsa kėto tė fundit duhet ti paralajmėrojnė fėmijėt e tyre pėr sjelljet negative tė "heronjve" kryesorė.

Lojėrat nuk bėn tu ndalohen fėmijėve vetėm pėr faktin qė janė agresive, sepse njė vendim i tillė nuk ėshtė i mirėpritur nga fėmijėt tė cilėt do tė mundohen me tė gjitha mėnyrat qė tė arrijnė deri te loja, qoftė jashtė shtėpie ose tė ndonjė shok.

Mirėpo, gjithmonė sipas rekomandimit tė psikologėve, prindėrit duhet tė jenė pranė fėmijėve tė tyre gjatė lojės dhe duhet tua shpjegojnė atyre skenat e dhunshme me qėllim qė ta neutralizojnė ndikimin negativ tė tyre dhe mundėsinė qė fėmijėt tė identifikohen me heronjtė nga loja.



__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:

Nuk ka rrezik nga vezėt

Njėri nga rekomandimet kryesore pėr parandalimin e sėmundjeve kardiovaskulare ėshtė zvogėlimi i marrjes sė kolesterolit.

Kjo ėshtė arsyeja qė vezėve u ka humbur fama, pasi qė njė ve pėrmban 200 mg kolesterol, ndėrsa maksimumi i kolesterolit qė mund ta marrė njė person i shėndoshė ėshtė 300 mg nė ditė, derisa personat me sėmundje tė zemrės nuk guxojnė tė fusin nė organizmin e tyre mė shumė se 200 mg kolesterol nė ditė.

Njė studim i realizuar nga mė shumė se 20.000 mjekė brenda dy dekadave, ka treguar se konsumimi i disa vezėve nė javė nuk ka ndikim nė rritjen e rrezikut pėr sėmundjet kardiovaskulare.



__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:

Krejt ēka ka nė perime

Perimet janė njė pjesė shumė e rėndėsishme e ushqimit dhe burim kryesor i materieve biologjike aktive, siē janė antioksidantėt si dhe substancat e tjera, p.sh. ato tė cilat ndikojnė nė uljen e nivelit tė kolesterolit.

Nė fakt, pėrbėrja kimike e perimeve ende nuk ėshtė e sqaruar plotėsisht, sidomos ndikimi i komponentėve tė ndryshme nė shėndet.

Perimet pėrmbajnė karbohidrate, aminoacide, vitamina, hormone, glukozinolate etj., tė cilat i shėrbejnė vetė bimės pėr rritje, zhvillim, adaptim dhe mbrojtje.

Tė gjitha kėto materie pėrcaktojnė vlerėn ushqyese tė perimeve, shijen, dhe ndikimin e tyre nė shėndetin e njeriut: anti-inflamator, antikarcinogjen, antimikrobik, antioksidativ, imunologjik etj.

Vlerėsohet se ushqimi me prejardhje bimore pėrmban rreth 50.000 metabolitė, ndėrsa ky numėr ende nuk ėshtė pėrfundimtar.

Postuar: 13:20 /


__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:

Uji mė i shtrenjtė nė botė

Para disa muajsh njė mik i Madonnės ka zbuluar se ajo ēdo vit shpenzon rreth 10 000 dollarė vetėm pėr ujė. Sekreti i kėtij uji ka qenė se "ishte i bekuar nga njė rabin". Pėrveē Madonnės kėtė shprehi e kanė edhe Demi Moore, Ashton Kutcher dhe Naomi Campbell.

Nė grupin e ujit mė tė shtrenjtė qė prodhohet, ėshtė edhe uji 10 Thousand BC, i cili vjen nga akulli i vjetėr mė shumė sė dhjetėmijė vite. Pėr kėtė ujė thuhet se ėshtė i njėjtė me ujin i cili ėshtė pirė para dhjetėmijė vitesh.

Mirėpo, derisa uji i zakonshėm nuk ėshtė aq ekskluziv siē ėshtė 10 Thousand BC, prodhuesit mundohen tė lėnė pėrshtypje me anė tė ambalazhimit.

Njė shembull pėr kėtė ėshtė uji Bling H2O, i cili ėshtė i zbukuruar me kristale dhe diamante Swarovski. Bling H2O ****et me ēmimin prej 441 dollarė pėr njė shishe.



__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:

Barna pėr dobėsim

Disa barna tė cilat janė prodhuar me qėllim tė zvogėlimit tė shtypjes sė gjakut, njėkohėsisht mund tė ndihmojnė edhe nė humbjen e peshės.

Eksperimentet kanė treguar se ACE inhibitorėt (antihipertenzivė) e shpejtojnė metabolizmin dhe kėshtu nė mėnyrė automatike e shkrijnė tepricėn duke mundėsuar humbjen e kilogramėve.

Shfrytėzimi i tabletave tė cilat zvogėlojnė peshėn trupore pa djersitje dhe ushtrime, vėrtet tingėllon si njė zbulim revolucionar.

Pritet qė nė tė ardhmen kėto tableta tė jenė trend, pasi qė ato do tė zgjojnė interesim tė madh nga personat tė cilėt dėshirojnė trup tė pėrsosur.

Meqenėse eksperimentet janė kryer te minjtė, kėto tableta ende duhet tė testohen te njerėzit pėr shkak tė efekteve anėsore tė panjohura. Pėrveē se kanė efekt antihipertenziv dhe zvogėlojnė peshėn trupore, kėto barna kanė ndikim pozitiv edhe te diabetikėt.



__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:

Tė rinjtė marrin shumė pak kalcium

Po thuajse gjysma e vajzave dhe njė tė tretat e djelmoshave rreth Evropės, nuk marrėn sasi tė mjaftueshme tė kalciumit, kanė bėrė tė ditur studimet mė tė reja nė Gjermani.

Arsyeja pėr kėtė ėshtė se ose janė nė dietė ose nė mėnyrė tė pavėmendshme iu shmangen produkteve ushqimore tė pasura me kalcium, siē ėshtė qumėshti.

Kalciumi ėshtė pėrbėrės i rėndėsishėm i eshtrave dhe derisa tė rinjtė rriten edhe mė tej, kanė nevojė mė tė madhe pėr kalcium. Doza ditore e tij ėshtė 1 200 miligramė, ndėrsa sipas studimeve tė fundit, nė Gjermani vetėm 56% e vajzave dhe 75% e djelmoshave tė moshės 15 deri nė 19 vjeēare, e marrėn kėtė sasi. Por rastet e tilla janė jo vetėm nė kėtė vend.

Mungesa e kalciumit, qė pėr njė kohė tė gjatė ėshtė e pavėrejtur, mes tjerash mund tė ēojė edhe nė osteoporozė kur personat tė arrijnė moshėn e shtyrė. Pėr tė parandaluar kėtė, kėshillohet tė pėrdoren produktet ku kalciumi ėshtė nė sasi tė mjaftueshme, si qumėsht, djathė, kos, sojė, zarzavate, peshq.



__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
 
Page 1 of 1  sorted by
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard