TECH and to spare!

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
 

Topic: TBC

Post Info
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
TBC

Ē'ėshtė tuberkulozi(TB)?

Tuberkulozi ėshtė sėmundje e shkaktuar nga infeksioni bakterial (Mycobacterium tuberculosis). Zakonisht janė tė pėrfshira mushkėritė, nė tė cilat krijohen nyje tė vogla tė tuberkulozit, tė cilėt mė tutje do tė sjellin deri te dėmtimi i indit.
Nėse organizmi infektohet pėr herė tė parė-flasim pėr tuberkuloz primar. Organizmi i shėndoshė zakonisht me sukses e mbizotron infeksionin edhe pa barėra. Nėse pėr shkaqe tė ndryshme, sistemi imunitar nuk arrin ta mbiluftojė infeksionin, organizmi sėmuret nga tuberkulozi i mushkėrive.
Bacilet e TB mbeten gjatė (me dekada) nė organizėm. Personi mund tė mos ketė simptoma tė sėmundjes, e mė vonė (pas disa viteve) kėta bacile shkaktojnė njė infeksion tė ri (reaktivim i TB).
Kush mund tė sėmuret nga tuberkulozi?
Shumica e organizmave tė shėndoshė janė mjaftueshėm tė fortė qė tė luftojnė me infeksionin. Me rrezik tė zmadhuar qė tė fitojnė TB janė kategoritė qė vijojnė:

Foshnjat, qė kanė imunitet mė tė dobėt.
Njerėzit mė tė moshuar, personat me AIDS, ata qė marrin kemoterapi dhe disa barėra tė tjera, sepse gjithashtu kanė imunitet tė dobėsuar. Ata janė me rrezik mė tė madh qė ta fitojnė dhe ta reaktivojnė TB.
Personat qė jetojnė nė kushte tė kėqija (tė papastėra dhe tė dendura), me ushqim joadekuat.
Cilat janė simptomat e TB?

Shumica e njerėzve qė kanė TB primar nuk kanė asnjė simptomė ose kanė simptoma tė lehta.
Ata qė kanė TB tė mushkėrive ose ata me TB tė reaktivuar zakonisht shfaqin simptoma qė mė vonė keqėsohen. Simptomat pėrfshijnė: kollitje, me nxerrje gjaku, temperaturė tė ulėt, humbje oreksi, humbje peshe, ndjenjė lodhjeje, frymėmarrje tė vėshtirėsuar, diare, djersitje, dhembje nė kyēe, dhembje nė kurriz, gjėndra limfatike tė ėnjtura.
Disa njerėz qė kanė TB nuk kanė simptoma. Te ata diagnoza pėrcaktohet nė bazė tė testit pozitiv tė lėkurės.
A ėshtė TB ngjitėse?

TB ėshtė sėmundje ngjitėse qė transmetohet me kontakt direkt tė afėrt dhe afatgjatė me persona tė infektuar ose sende. Bakteret mund tė transmetohen pėrmes teshtitjes ose kollitjes.
Vetėm ata qė kanė sėmundje aktive (si p.sh. tuberkulozi i mushkėrive) mund ta transmetojnė infeksionin te ndonjė person tjetėr. Personi i infektuar ėshtė ngjitės prej 2-4 javė pas fillimit tė tretmanit.
Kur infeksioni do tė transmetohet te k njė person tjetėr , personi i ri i infektuar nuk do tė thotė qė do tė sėmuret patjetėr. Vetėm rreth 10% e tė infektuarve zhvillojnė sėmundje aktive. Personat e rinj tė infektuar qė nuk kanė sėmundje aktive nuk mund ta transmetojnė infeksionin te ndonjė tjetėr. Te ata me ndihmėn e barėrave, mund tė zvogėlohet rreziku pėr zhvillimin e sėmundjes aktive.
Ē'ėshtė testi i lėkurės?
Ky test emėrtohet PPD ose Mantoux test. Bėhet me njė shpim tė vogėl nė lėkurėn e parakrahut pėrmes tė cilės injektohet PPD (derivat i proteinės sė purificuar) dhe formohet flluskė. Testin e lexon mjek ose motėr pas 48-72 orėsh pas shpimit. Matet reaksioni inflamator qė ka ndoshur nė vendin e injektimit.

Njė e skuqur dhe ėnjtje (me ngurtėsim) me diametėr mė tė madh se 10 mm ėshtė shenjė pėr test pozitiv. Te personi i tillė duhet tė bėhen ekzaminime tjera.
Nėse personi paraprakisht ka qenė i vaksinuar (me vaksinė BCG), nė atė rast shfaqet e skuqur dhe ėnjtje me diametėr jo mė tė madh se 10 mm.
Kur duhet tė bėhet testi i lėkurės?

Nėse mjeku mendon se keni TB aktiv ose se jeni tė infektuar me bacilin e TB.
Nėse jeni tė infektuar me HIV AIDS.
Nėse jetoni nė kontakt tė afėrt me ndonjė qė ka TB.
Nėse keni simptoma tė TB.
Si trajtohet TB?

Tretmani pėr TB duhet tė fillojė menjėherė pasi tė pėrcaktohet se PPD testi ėshtė pozitiv. Jepen barėra-tuberkulostatikė, qė ndihmojnė nė luftėn kundėr TB.
Barėrat duhet tė merren ēdo ditė, sipas rekomandimit tė mjekut. Nėse nuk i pėrmbaheni kėsaj TB mund tė rikthehet dhe tė jetė me njė rrjedhė ende mė tė rėndė pėr shkak tė zhvillimit tė rezistencės ndaj barit. Kjo terapi mund tė zgjasė njė vit.
Disa nga barėrat kanė efekte tė padėshiruara, pėr tė cilat do t'ju informojė mjeku juaj.
Nė fazėn e parė tė sėmundjes mė mirė ėshtė fėmija me TB tė shtrohet nė spital, qė tė pengohet infektimi i anėtarėve tjerė tė familjes.
Sa zgjat TB?
Fėmija i infektuar me TB ėshtė ngjitės 2-4 javė pas fillimit tė tretmanit. Pas kėsaj periudhe llogaritet qė nuk ėshtė rrezik dhe se mund tė luajė jashtė me fėmijėt tjerė. Simptomat zakonisht pėrmirėsohen gjatė 2-3 javėve, pas fillimit tė tretmanit.

Si parandalohet TB?

Ekziston vaksinė kundėr TB qė quhet BCG. Vaksinimi kundėr TB ėshtė i domosdoshėm nė vendin tonė, jepet gjatė lindjes, e mė vonė para regjistrimit nė klasė tė parė dhe nė klasėn e tetė.
Fėmijėt duhet rregullisht tė testohen qė tė pengohet pėrhapja e sėmundjes. Foshnjat testohen zakonisht pas 1 viti dhe mė vonė pas 5 vitesh.
Nėse fėmija ka qenė i eksponuar nė TB ose ka simptoma tė TB kontaktoni mjekun tuaj i cili do tė bėjė testin e lėkurės dhe eventualisht ekzaminime tjera, me tė cilat do ta vėrtetojė/pėrjashtojė diagnozėn.
Ku tė drejtoheni pėr ndihmė?

Pediatri juaj
Klinika e Pediatrisė , Ambulanca Pneumo-alergologjike
Instituti pėr Sėmundjet e Mushkėrive te Fėmijėt

Tabela e pėrmbajtjeve
1 Tuberkulozi parėsor
2 Tuberkulozi dytėsor
3 Tuberkulozi miliar
4 Diagnoza
5 Trajtimi

Tuberkulozi parėsor

Prek lobet e poshtme sepse bacilet e tuberkulozit depozitohen atje gjatė marrjes frymė.
Zakonisht ėshtė josimptomatik.
Nė grafi tė gjoksit shihet nodula e kalcifikuar nė vendin e infeksionit parėsor dhe nyjet limfatike hilare tė kalcifikuara

Tuberkulozi dytėsor

Prek lobet e sipėrme sepse atje ka mė shumė oksigjen; bacileve tė tuberkulozit u pėlqen oksigjeni.
Shenjat/simptomat: ethe me temperaturė jo tė lartė, djersė gjatė natės, humbje peshe, kollė, hemoptizi.
Faktorėt rrezikues: HIV, tė qenit i pastrehė, kequshqyerja.


Tuberkulozi miliar

Pėrhapje e bacileve tė tuberkulozit nėpėrmjet gjakut; preket shpesh mėlēia, shpretka, kockat, veshkat, perikardi, meningjet.
Zakonisht shihet nė pacientėt me mungesa imune.
Sindromat klasike:
a. Sėmundja Pott: tuberkuloz i vertebrave; shkakton frakturė kompresive (shtypje) tė njė ose disa vertebrave.
b. Scrofula: limfadenopati cervikale e theksuar e shkaktuar nga bacili i tuberkulozit.
c. Bacili i tuberkulozit shkakton edhe gastroenterit dhe kolit me diare tė theksuar.

Diagnoza

Prova Mantoux (PPD) konsiderohet pozitive nėse:
a. Nė vendin e injektimit, pas 48 orėsh gunga ėshtė mbi 15 mm.
b. Nė njerėzit qė janė nė rrezik infektimi nga TB (te ky grup pėrfshihen edhe mjekėt dhe studentėt e mjekėsisė), gunga ėshtė mbi 10 mm.
c. Nė njerėzit qė janė tė infektuar nga virusi HIV ose nė ata qė kanė kontakt me tė sėmurėt me tuberkuloz, gunga ėshtė mbi 5 mm.
Prova Mantoux negative nuk e pėrjashton mundėsinė e tuberkulozit:
a. Pacienti mund tė jetė anergjik (gjė jo e rrallė nė pacientėt me SIDA-AIDS); injeksioni i njėkohshėm i njė kontrolli ndihmon pėr zbulimin e anergjisė.
b. Edhe nqs pacienti nuk ėshtė anergjik, nė 50% tė rasteve tė TB tė diseminuar, nė momentin e paraqitjes te mjeku prova Mantoux mund tė jetė negative (dhe bėhet pozitive mė pas).
Grafia e gjoksit:
a. Mund tė shihet kompleksi Ghon.
b. Mund tė shihen kavitete e nodula, sidomos nė apeks tė mushkėrisė.
Kultura e sputumit:
a. Merren 3 kampionė sputumi, nė 3 ditė tė njėpasnjėshme, nė mėngjes.
b. Analiza mikroskopike (ngjyrosje me metodėn Ziehl-Nielsen) mund ta vendosė diagnozėn shpejt e shpejt, por ka sensitivitet tė ulėt.
c. Kultura ka sensitivitet mė tė lartė, por do 6-8 javė.
d. Materiali gjenetik i bacilit mund tė zbulohet shpejt me PCR dhe me sonda ADN-je (DNA probe).
Biopsia e mėlēisė bėhet nėse dyshohet TB miliar.

Trajtimi
Profilaksia:

a. Nė USA rekomandohet qė t'i bėhet profilaksi me izoniazid pėr 1 vit tė gjithė atyre qė bėhen Mantoux pozitivė nėn moshėn 35 vjeē.
b. Izoniazidi ėshtė hepatotoksik; mbi 35 vjeē i jepet izoniazid vetėm atyre qė janė nė shumė rrezik infektimi (atyre qė kanė HIV, mangėsi imune, kontakt tė afėrt me tė sėmurėt me TB).
Tuberkulozi aktiv.
a. Pėrdoret kombinim barnash:(i) rifampin; (ii) isoniazid; (iii) pyrazinamide; (iv) ethambutol; (v) streptomycin.
b. Rifampina, izoniazidi, dhe pirazinamidi janė qė tė treja barna hepatotoksike.
c. Izoniazidi shkakton neuropati; ethambutoli shkakton neurit optik; streptomicina si gjithė aminoglukozidet shkakton ototoksicitet dhe dėmtim tė veshkave.


__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
 
Page 1 of 1  sorted by
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard