TECH and to spare!

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
 

Topic: GBH

Post Info
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
GBH

Emra te tjere.
Liquid X, GBH, Liquid E, gamma hydroxybutyrare.

Kategoria e droges.
Depresant i sistemit nervor qendror.


Potenciali per dependence.Varesia.
GBH nuk eshte pare qe te jete adiktive.
Menyra e perdorimit.
Nga goja. Shpesh ****et si leng ne shishe, por mund te paraqitet ne kapsula ose ne trajte pluhuri, i cili zakonisht shkrihet ne uje per te prodhuar nje leng pa ngjyre, qe merret nga perdoruesit.


Perdorimi legal.
GBH eshte nje substance kimike qe prodhohet ne trup ne sasira te vogla.
Ne fillim eshte perdorur si anestetik ne trajtimin e narkolepsise, pagjumesise dhe gjate ndalimit te alkoholit apo opioideve, por ne ditet e sotme nuk ka perdorim mjekesor per te, pasi ka ilace e barna me efektive se ajo, pra nuk perdoret me. Legjislacioni i shume shteteve nuk e perfshin kete droge ne kategorine e drogave te rrezikshme apo te ndaluara, pra pasja e saj nuk konsiderohet si thyerje ligji, por prodhimi i pa-autorizuar e shperndarja e GBH-se quhet ofence kriminale.


Efektet afatshkurtra.
GBH eshte depresant i sistemit nervor qendror. Efektet e tij jane gati te ngjashme me alkoholin; nga folja e shpejte e papushim te euforia pas perdorimit te tij ne doza mesatare. Disa perdorues mund te kene dhimbje koke, mund te ndihen te pergjumur per rreth 8 ore ,mund te jene konfuze, ose shfaqin simptoma gastro-intestinale si te vjella apo dhimbje barku. Dozat e larta mund tė ēojnė nė humbje tė vetėdijes, por kjo ne mėnyrė tipike zgjat pėrreth 1-2 orė.


Efektet afatgjata.
Perdoruesit mund te jene me marrje mendesh per 1-2 dite dhe mund te kete pagjumesi per me teper se 2 jave. Efektet afatgjata te kesaj droge duhet thene se nuk jane studiuar plotesisht.


Shenjat e abuzimit.
Meqenese kjo droge merret ne forme te lengshme eshte e veshtire te llogaritet doza "korrekte" nga marresi, dhe pergjigja e trupit varion ne individe te ndryshem. Shume perdorues, thjeshte e pijne deri sa te arrijne efektin e deshiruar. Kjo zakonisht arrihet pak kohe para se perdoruesi te humbe vetedijen, pra nese shihet dikush qe bie pa ndjenja ne vallezim e siper, mendja mund te te shkoje te nje abuzues i GBH. Po ashtu dhimbje te gjata koke e marrje mendesh mund te jene nje sinjal qe kemi te bejme me nje perdorues te tij.


Bashkeveprimi.
Efektet e kesaj droge vijne ne rritje nese merret se bashku me depresante te tjere te sistemit nervor qendror-si alkoholi, benzodiazepinat dhe antipsikotiket.GBH. Mund te rrise dhe efektin e barnave analgjezike apo te muskulo- relaksanteve. Disa here perzihet me amfetaminat per te mbajtur nje gjendje "high" per nje kohe relativisht te gjate.


__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
 
Page 1 of 1  sorted by
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard