TECH and to spare!

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
 

Topic: KETAMINA

Post Info
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
KETAMINA

Emra te tjere.
Kit-Kat, Special K, Super K.

Kategoria e droges.
Anestetik i pergjithshem me efekte analgjezike


Menyra e perdorimit.
Zakonisht gelltitet ne forme kapsulash, tabletash ose mund te jete leng farmaceutik i cili ngrohet deri ne avullim te lengut per te marre kristalet e ketamines, pihet si duhani ose me thithje nga hunda ne forme pudre.

Perdorimi ligjor.
Eshte nje anastetik gjeneral me properti analgjezike ,i perdorur ne mjekesine humane dhe ate veterinare, ka relacion me phencyclidine-n.

Efektet afatshkurtera.
Efektet afatshkurtera mund te varen nga gjendja fiziko emocionale dhe ambjenti, por shenjat e tij jane te shpejta. Ketamina stimulon sistemin kardiovaskular, duke rritur ritmin e zemrės. Mund te shihen nje numer efektesh psikologjike, perfshire ketu nje ndjenje paralize ku perdoruesi nuk mund te levize ose te flase por eshte i vetedijeshem dhe sheh e degjon. Veprimet ose fjalet mund te perseriten ne menyre monotone dhe perdoruesi tregon me pas sesi ka provuar nje "eksperience jashte trupore" , keta persona normalisht nuk shqetesohen nese do jetojne a do vdesin. Nga efekti analgjezik qe ka kjo droge perdoruesi ka pak shance te ndjeje dhimbje dhe ne qofte se demtohet. Reaksione me serioze mund te kemi zakonisht nga overdoza, ku perfshihen konvulsionet, depresioni i frymemarrjes ose kolaps i mekanizmit te zemres.

Efektet afatgjata dhe rreziqet.
Ketamina e marre per nje kohe te gjate mund te shoqerohet me humbje kujtese, ulje vemendjeje dhe pamundesi per te mesuar gjera te reja. Po ashtu mund te kene dhe "flashbacks" .

Shenjat e abuzimit.
Sjellja e cuditshme mund te sugjeroje per efektet psikologjike te ketamines. Demtime te dhimbshme si p.sh. djegjet me cigare duket sikur personi nuk i ve re.

Bashkeveprimi.
Barbituratet zgjasin kohen e aksionit qe rezulton nga perdorim i ketamines dhe ne kombinim kemi nje risk te depresionit respirator. Perdorimi i ketamines se bashku me teofilinen apo aminofilinen mund te rrise shancet per konvulsione. Alkoholiket duket sikur jane rezistente ndaj ketamines, por gjate periudhes se rikuperimit te tyre efektet psikologjike mund te jene me
afatgjata.

__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
 
Page 1 of 1  sorted by
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard