Kompania e Kalifornisė eSolar e cila planifikon tė ndėrtojė disa centrale tė vogla diellore ka njoftuar se ka grumbulluar 130 milionė dollarė pėr projektin. Nė mesin e donatorėve ėshtė edhe Google.
eSolar ka thėnė se do tė pėrdorė paratė e dhuruara pėr prodhimin edhe montimin e centraleve solare afėr qyteteve. Centralet e tyre mund tė gjenerojnė 33 megavat rrymė, qė ėshtė energji e mjaftueshme pėr furnizimin e 25.000 shtėpive nė Kalifornia.
eSolar nuk e ka bėrė publik ēmimin e projektit tė tyre tė ardhshėm.
"Centralet mė tė mėdha solare, tė cilat i zhvillojnė kompanitė si Ausre dhe BrightSource Energy, kėrkojnė mė shumė hapėsirė tokė, kushtojnė mė shumė dhe marrin mė shumė kohė pėr tu ndėrtuar", ka thėnė Rob Rogan, zėvendėskryetar i eSolar.
Centrali i parė i kompanisė eSolar do tė fillojė punėn nė fund tė kėtij viti, nė njė lokacion tani pėr tani tė panjohur.
Google i ka dhuruar eSolar-it 10 milionė dollarė, nė kuadėr tė projektit tė saj Energy Cheaper Than Coal Energjia mė e lirė sesa qymyri.