TECH and to spare!

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
 

Topic: Matematike

Post Info
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
Matematike

1+1x1-1=0

__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
NUMRAT E VITIT 2008

Ja pra nisi dhe ky vit. Te shpresojme se do te jete me i mbare per gjithkend se viti qe kaloi.

Pas ketij urimi le te kalojme se cfare statistika mbart me vete ky vit.

1. 50 vjet duhen qe bota nenujore oqeanike te zhduket, me ritmin e tanishem te peshkimit dhe te ndotjes, bazuar ne nje studim te disa biologeve marinare.

2. 300 milion vleresohet te jete popullsia e Sh.B.A ne tetor.

3. 2043 eshte viti qe amerikani i 400 milion-te pritet te linde apo te naturalizohet.

4. 3,278 ushtare amerikane te vdekur ne luftrat ne Irak dhe Afganistan qe nga 2001, deri ne 15 dhjetor.

5. $502 bilion eshte shifra qe kane shpenzuar Sh.B.A ne luften kunder terrorizmit.

Burimi: NYT


__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Super Moderator
Status: Offline
Posts: 137
Date:

Matematika ėshtė mbretėreshė e shkencave. Ajo merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilėsore tė objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave hapėsinore. Sipas Burbakistėve (Nicolas Bourbaki) ajo ėshtė shkencė qė studion relacionet dhe nė thelbin e saj ėshtė kuptimi i numrit. Matematika ėshtė shkencė deduktive d.m.th pėrfundimet e saj janė tė pėrgjithshme dhe tė sakta.

Fillimet e matematikės humben nė thellėsitė e shekujve dhe ajo u shfaq si rezultat i vėshtrimeve dhe pėrvojės sė njerėzve nė pėrballje me problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe pėrmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonė. Kinezėt e lashtė, civilizimi i Inkėve, pastaj nė Indi kishte njė zhvillim tė konsiderueshėm tė matematikės.

Nė Greqinė antike matematika pėrjetoi njė zhvillim tė paparė nga njė plejadė e tėrė matematikanėsh siē janė: Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi etj. Grekėt e vjetėr matematikėn e kuptonin nė sensin e gjeometrisė dhe tė parėt ishin ata qė tė vėrtetat matematikore tė cilat ato i quanin teorema i vėrtetonin. Njohuritė matematikore tė grekėve tė vjetėr mė vonė i pėrvetėsuan dhe i pasuruan arabėt tė cilėt quhen edhe themelues tė algjebrės. Pėrkthimet arabe tė veprave tė matematikanėve grekė nė mesjetė depėrtuan nė Evropė.

Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikės e morėn nė dorė Evropianėt. Nė kėtė periudhė mund tė pėrmendim Vietin, Cardanon, Fibonaccin etj. Mė vonė dolėn nė skenė Descartesi, Pascali, Leibnitzi, Bernoulli, Gaussi, Eulerishekullit XIX David Hilberti njė matematikan i shkėlqyer gjerman nė kongresin ndėrkombėtar tė matematikanėve tė mbajtur nė Paris nė vitin 1900 propozoi dhe i formuloi njėzetetre (23) probleme matematikore tė cilat shekulli XIX ia le nė trashėgimi shekullit XX. Shumė prej kėtyre problemeve i preokupuan matematikanėt nga gjithė bota njė kohė tė gjatė dhe shumica e tyre u zgjidhėn pas njė pune tė palodhshme ku participuan njė numėr i madh matematikanėsh nga gjithė bota. etj. Nė fund tė

Matematika nė ditėt e sotme pėrjeton njė zhvillim marramendės dhe ėshtė e shpėrndarė nė shumė degė tė specializuara tė cilat janė mjaft abstrakte. Nė ditėt e sotme ėshtė e pamundur tė gjendėt njė autoritet si Hilberti i cili tė ketė njė pasqyrė tė pėrgjithshme pėr tė gjithė degėt e matematikės. Poashtu nuk u gjet njė matematikan i cili nė fund tė shekullit XX tė propozonte probleme pėr shekullin XXI. Kjo ėshtė e kuptueshme sepse matematika si edhe tė gjitha shkencat tjera kanė pėrjetuar njė zhvillim tė paparė.

Matematika nė interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por nė tė njėjtėn kohė ajo edhe vetė pasurohet. Sot matematika ka depėrtuar edhe nė ato degė tė shkencės nė tė cilat deri para pak kohe as qė ishte e imagjinueshme. Matematika nė pėrgjithėsi e mban karakterin e njerėzve tė cilėt e zhvillojnė atė. Ėshtė i gabueshėm mendimi i njerėzve pėr tė cilėt matematika ėshtė e pakuptueshme se nė matematikė nuk ka konteste dhe ē'do gjė ėshtė e qartė. Ndėrmjet matematikanėve ka pikėpamje tė ndryshme pėr matematikėn. Fatmirėsisht kjo nuk do tė thotė se matematika nuk ka perspektiva tė ndritshme.



__________________
R3sP3cT
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
Jo vetem matematike
Posted on December 26, 2007.

Dialog midis dy personazheve te shquar: Johannes Kepler (1571-1630) dhe Isaac Newton (1642-1727)Kuptohet qe dialogu nuk ka ndodhur ne te vertete. Une po jau sjell ate ne anglisht ne pamundesi per te sjelle te njejtin mesazh me perkthimin tim.

Mathematics of Motion: A Christmas CorollaryDecember 25, 1996

A dialogue between Johannes Kepler (1571-1630) and Isaac Newton (1642-1727).

We join Kepler and Newton as they tour the science classes of a modern high school, invisible and unheard by the students and teachers they observe. It will soon be Christmas, 1996 and the students are frantically cramming for exams.

* * *

Vazhdimin mund ta lexoni duke hapur dokumentin ne vazhdim dialog.doc


__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
Nje artikull interesant qe tregon se si dhe Euleri mund te gaboje. Behet fjale per serine:

Ne kete seri Euleri nepermjet induksionit matematik verteton qe s(a^n ) =n kur n eshte numur natyror. Po kjo te con ne perfundimin se :



Per a=10 s(9) = 0.89705 05852 1067321224
Por log(9) = 0.95424 2509

Per ata qe duan te dine me shume po shkruaj dhe lidhjen me artikullin origjinal.

How Euler Did It??!

__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
Loje matematike
Posted on December 19, 2007.

Kjo loje do ju befasoje. Zgjat vetem 20 sekonda. Ajo qe duhet te beni eshte te ndiqni nje nga nje hapat e meposhtme. Mos lexoni fundin pa kryer me pare te gjitha veprimet!!!!

Nis!
1. Vendos numrin e neteve ne jave qe mendon per dashurine tende, njeriun e zemres.

2. Shumezohe ke te numur me 50.

3. Rezultatit, shtoi 44.

4. Me pas, shumezo me 200.

5. Ne qofte se sivjet ke festuar ditelindjen, shtoi 108. Ne qofte se nuk e ke festuar akoma, shto 107.

6. Hapi i fundit: Rezultatit qe ke arritur, zbriti vendin tend te lindjes (per shembull, zbrit 1954,1987,etj.).

Kur te kesh mbaruar duhet te marresh si rezultat nje numur me 5 shifra.

Atehere:

Shifra e pare nga 5 shifrat tregon se sa net ne jave mendon per njeriun e zemres., apo jo?

Nuk eshte e gjitha ketu.

Dy shifrat e fundit korrespondojne me moshen tende.

Po me e bukura eshte:

Shifra e dyte dhe e trete tregojne. POZICIONIN TEND TE PREFERUAR!
TURP TE KESH !!!!!!

e modifikuar per vitin 2008 by UNE VET HAHAHA

__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
Veshtroni me vemendje te gjitha veprimet e meposhtme. Te gjitha kane nje simetri qe te ben te mendosh.

Ja i pari:

3 shumezuar me 37:

3 x 37 = 111
6 x 37 = 222
9 x 37 = 333
12 x 37 = 444
15 x 37 = 555
18 x 37 = 666
21 x 37 = 777
24 x 37 = 888
27 x 37 = 999

Sa interesant:

1 x 1 = 1
11 x 11 = 121
111 x 111 = 12321
1111 x 1111 = 1234321
11111 x 11111 = 123454321
111111 x 111111 = 12345654321
1111111 x 1111111 = 1234567654321
11111111 x 11111111 = 123456787654321
111111111 x 111111111=12345678987654321


Nje trapez tjeter:

1 x 9 + 2 = 11
12 x 9 + 3 = 111
123 x 9 + 4 = 1111
1234 x 9 + 5 = 11111
12345 x 9 + 6 = 111111
123456 x 9 + 7 = 1111111
1234567 x 9 + 8 = 11111111
12345678 x 9 + 9 = 111111111
123456789 x 9 +10= 1111111111





Ja dhe nje tjeter:

0 x 9 + 8 = 8
9 x 9 + 7 = 88
98 x 9 + 6 = 888
987 x 9 + 5 = 8888
9876 x 9 + 4 = 88888
98765 x 9 + 3 = 888888
987654 x 9 + 2 = 8888888
9876543 x 9 + 1 = 88888888
98765432 x 9 + 0 = 888888888
987654321 x 9 - 1 = 8888888888
9876543210 x 9 - 2 = 88888888888

I fundit:




1 x 8 + 1 = 9
12 x 8 + 2 = 98
123 x 8 + 3 = 987
1234 x 8 + 4 = 9876
12345 x 8 + 5 = 98765
123456 x 8 + 6 = 987654
1234567 x 8 + 7 = 9876543
12345678 x 8 + 8 = 98765432
123456789 x 8 + 9 = 987654321




__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
Vlera e (PI)
Posted on November 16, 2007.

Numri i famshem ka ngjallur kuriozitetin e matematicieneve qe ne antikitetin e hershem. Ai ka nje numer te pafundem shifrash pas presjes keshtu qe ta perllogaritesh ekzaktesisht eshte e pamundur.

Ne vitin 2002 profesor Yasumasa Kanada dhe koleget e tij ne Universitetin e Tokios gjeten vleren me te sakte te pi, qe eshte zbuluar deri me sot. Sa per kuriozitet ajo eshte:

3.141592653589793238462643383279502884197169
39937510582097494459230781640628620899862
80348253421170679821480865132823066470938
44609550582231725359408128481117450284102
70193852110555964462294895493038196442881
09756659334461284756482337867831652712019
09145648566923460348610454326648213393607
26024914127372458700660631558817488152092
09628292540917153643678925903600113305305
48820466521384146951941511609433057270365
75959195309218611738193261179310511854807
44623799627495673518857527248912279381830
11949129833673362440656643086021394946395
22473719070217986094370277053921717629317
67523846748184676694051320005681271452635
60827785771342757789609173637178721468440
90122495343014654958537105079227968925892
35420199561121290219608640344181598136297
74771309960518707211349999998372978049951
05973173281609631859502445945534690830264
25223082533446850352619311881710100031378
38752886587533208381420617177669147303598
25349042875546873115956286388235378759375
19577818577805321712268066130019278766111
95909216420198938095257201065485863278865
93615338182796823030195203530185296899577
36225994138912497217752834791315155748572
42454150695950829533116861727855889075098
38175463746493931925506040092770167113900
98488240128583616035637076601047101819429
55596198946767837449448255379774726847104
04753464620804668425906949129331367702898
91521047521620569660240580381501935112533
82430035587640247496473263914199272604269
92279678235478163600934172164121992458631
50302861829745557067498385054945885869269
95690927210797509302955321165344987202755
96023648066549911988183479775356636980742
65425278625518184175746728909777727938000
81647060016145249192173217214772350141441
97356854816136115735255213347574184946843
85233239073941433345477624168625189835694
85562099219222184272550254256887671790494
60165346680498862723279178608578438382796
79766814541009538837863609506800642251252
05117392984896084128488626945604241965285
02221066118630674427862203919494504712371
37869609563643719172874677646575739624138
908658326459958133904780275901


__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:

(Pi-greku) ėshtė njė nga konstantet mė tė njohura dhe tė pėrdorura nė matematikė e fizikė.

= P/d ku p ėshtė perimetri i rrethit dhe d-diametri i tij

Qė nė kohėt e lashta, babilonezėt dhe egjyptianėt patėn gjetur mėnyra gjeniale pėr tė llogaritur afėrsisht vlerėn e dhe nė kohėt moderne, sidomos me hyrjen e kompiuterave gjithnjė e mė tė fuqishėm, llgaritja e kėsaj konstanteje ka marrė vlera gjithnjė e mė tė afėrta ndaj asaj reale, por qė kurrė nuk mund tė jepet shifra e saktė, duke parė qė, qė nė 1767 Johann Heinrich Lambert ka demostruar se ėshtė njė numėr irracional.

A e dini se egziston njė smile.gifay?

Duke patur parasysh mėnyrėn e datimit tė amerikanėve (muaji pėrpara ditės), -ja festohet me 14 Mars nėse shikoni, kjo datė po tė shkruhet nė mėnyrėn amerikane jep: 3.14 qė ėshtė vlera me tė cilin tė gjithė ne njohim kėtė numėr.
Por, ndoshta pėr tė gjetur njė rast mė tepėr pėr ta festuar, nė europė kanė propozuar dhe shpesh festojnė 22 Korrikun (duke patur parasysh dhe kėtu sistemin e datimit europian, kemi :22/7 njė raport qė i afrohet disi tė famshmit 3.14 tė vlerės sė .


Pėr tė apasionuarit pas bukurisė sė matematikės, ja disa shembuj se si tė tjerė pėrpara nesh, qė tė mos mbanin mėnd pėrmėndėsh tė gjitha shifrat, pėrdornin mėnyra alternative
Mė poshtė disa vjersha:

frėngjisht:
Que jaime a faire apprendre
Un nombre utile aux sages!
Glorieux Archimede, artiste ingenieux,
Toi, de qui Syracuse loue encore le merite!

anglisht:
But a time I spent wandering in bloomy night;
Yon tower, tinkling chimewise, loftily opportune.
Out, up, and together came sudden to Sunday rite,
The one solemnly off to correct plenilune.
Joseph Shipley (1960)

italisht:
Ave o Roma o Madre gagliarda di latine virtł che tanto luminoso splendore prodiga spargesti con la tua saggezza.

Che nebbe dutile Archimede da ustori vetri sua somma scoperta?

ku numri i gėrmave tė fjalėve qė pėrbėjnė vjershat ėshtė dhe shifra qė ai numėr ėshtė tek (pi greku).
p.sh tek versioni nė italisht kemi:Ave(3) o(1) Roma(4) o(1) Madre(5) gagliarda(9) di(2) latine(6) virtł(5)

Nga versionet nė shqip, mbaj mėnd vetėm atė se si tė kujtoj ngjyrat e ylberit: Kam Parė Vjet GJuetarin Qė Bridhte Maleve
ku inicialet e fjalėve, korrispondojnė me ngjyrat (K-kuqe, P-portokalli, V-verdhė,GJ-gjelbėrt, Q-(boj)qielli, B-blu, M-manushaqe.

Uroj qė ndonjė romantik i apasionuar pas matematikės, tė krijojė njė version dhe pėr shifrat e -sė


__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
Formule e re matematike per zhvillimin e kancerit
Posted on November 27, 2007.



Zhvillimi i tumoreve tani mund te parashikohet me ane te nje formule te sakte. Jane kerkuesit e universiteteteve te Harvard dhe John Hopkins qe kane arritur te llogaritin zhvillimin e tumoreve tek pacientet, duke treguar qe ai varet nga mutacionet ne shume gjene.

Deri tani zhvillimi i tumoreve parashikohej te kryhej sipas modelesh lineare ne shume pak gjene. Niko Beerenwinkel tregoi se si zhvillimi i tumorit cohet perpara ne shume gjene.Sipas ketij modeli zhvillimi i tumorit i detyrohet mutacioneve ne shume gjene, secili nga te cilet jep nje perparim selektiv te vogel. U gjet qe koha qe i duhet nje tumori per tu shnderruar ne tumor malinj varet nga perparimi selektiv per mutacion dhe nga numri i gjeneve kanceroze.

Ky model i ri ndihmon ne shpjegimin e ndryshimeve te medha qe shfaqen ne tumoret individuale, problem i cili ka qene per nje kohe te gjate nje rebus per kerkuesit ne mbare boten. Rritja e jashtezakonshme e te dhenave te disponueshme ka bere te mundur te arrihen rezultate ne kuptimin e biosistemeve komplekse, sic eshte dhe kanceri.Modele te reja matematike si ky japin arme te fuqishme per te luftuar kancerin dhe ne te njejten kohe ju japin pergjigje ceshtjeve biomjekesore.


__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
Formula e Eulerit, vertetimi dhe dobia e saj
Posted on December 5, 2007.

HYRJE

Formula e Eulerit, disa here e quajtur edhe si identiteti i Eulerit thote qe:

e^(ix) = cos(x) + isin(x)

ku i=sqrt(-1) dhe e eshte numri i Neperit e=1+1/1! +1/2! + 1/3! + 1/4! .=2.7182818.
Shprehja ekuivalente e asaj me siper pas disa ndryshimeve estetike algjebrike eshte:

ix = ln(cosx + isinx)

Rasti i vecante kur x= jep formulen e bukur per te cilen mund te gjeni reference edhe tek edrus.

e^(i) +1 = 0

VERTETIM

Formula e Eulerit mund te vertetohet ne 2 menyra:

1. Duke perdorur zhvillimet e serive:

=

=

= c.d.v

2. Duke perdorur diferencimin dhe integrimin kompleks:

z = cos + isin

dz = (- sin + icos)d = i (cos + isin)d = izd

dz/z = id

lnz = id

keshtu qe : z = e^(i) = cos + isin (c.d.v)

DOBIA E FORMULES SE EULERIT

Formula e Eulerit eshte shume e perdorur ne shkencat inxhinierike, fizike dhe matematike. Ajo perfaqeson nje nga guret e themelit te operacioneve me numrat komplekse. Shumica e sinjaleve te perdorura sot (radio apo mikrovalet) kerkojne nje perpunim matematik te bazuar mbi trasformatat e Fourier dhe Laplace, qe nga ana e tyre kerkojne nje njohje shume te mire te formulave te Eulerit dhe te gjithe struktures komplekse ne pergjithesi. Ne rrjetet elektrike me gjeneratore sinusoidale kerkohet nje perdorim i mire i formules te Eulerit. Ne analizen komplekse kjo formule luan nje rol te pazevendesueshem.


-- Edited by LonX at 03:03, 2008-05-11

__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
A jane te gjithe numrat komplekse reale?
Posted on November 21, 2007.

Le te vertetojme se te gjithe numrat komplekse z jane reale.
Nese z=0 problemi eshte banal.
Per te gjithe numrat e tjere komlekse z=r*e^(i), ku r eshte real, dhe i=-1.
Zhvillojme pak relacionin z= r*e^(i)= r*(e^(2i))^(/2). Meqenese e^(2i)=1 mund te shkruajme z =r*(1)^(/2) ==> z=r.
Ku eshte gabimi?

Shenime: * ==> shumezon
^ ==> ne fuqi
(pi)= 3.14.


__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
Humor matematik
1- Pse matematicienet kane frike te ngasin makinen.
-Sepse gjeresia e rruges eshte e paperfillshme ne krahasim me gjatesine e saj.

2- Ne matematike nuk e meson teorine, thjesht mesohesh me te.

3- Cfare e shkaktoi Big-Bang ?
- Zoti pjestoi me zero.

4- Matematicieni eshte nje njeri qorr qe kerkon ne nje dhome te erret, nje mace te zeze qe nuk eshte atje.

5- Matematika perbehet 50% nga formula, 50% nga vertetime dhe 50% nga imagjinata.

6- Matematicieni eshte nje makineri qe kthen kafene ne teorema.

7- Nje inxhinier mendon se ekuacionet e tij perafrojne realitetin. Nje
fizikant mendon se realiteti perafron ekuacionet e tij. Nje matematicien nuk e vret mendjen.

8- Nje matematicien nuk vdes kurre, thjesht humbet disa nga funksionet e tij.

9- Matematika eshte arti qe quan sende te ndryshme me emra te njejte.

10-Te klasifikosh matematiken si lineare dhe jo-lineare, eshte si te klasifikosh universin ne banane dhe jo banane.

11-Ligji i ruajtjes te veshtiresive : nuk ka asnje menyre te lehte per te vertetuar dicka te lehte.

12-Simbolet matematike perdoren kur nuk e di se cfare po shkruan.

13-Filozofia eshte nje loje qe ka objektiva por nuk ka rregulla.
Matematika eshte nje loje qe ka shume rregulla por nuk ka objektiva.

14-Matematika eshte gjuha qe perdori Zoti per te shkruajtur universin.

15-Kur e pyeten nese beson te Zoti nje matematicien u pergjigj:
Po, me shume se ci besoj izomorfizmave.

16-Zoti eshte real, derisa nuk deklarohet numur i plote.

17-Kush di te perkufizoje dhe te pjestoje mire mund te konsiderohet si zot.(Platoni)

18-5 arsyet me te mira per te mos bere detyrat e shpise:
-Pa dashje pjestova me zero dhe mu dogj fleta.
-Sot eshte ditelindja e Isaac Newton.
-Mund ti afrohesha fletores, por nuk mund ta kapja ate.
-Kam nje makine llogaritese me energji diellore dhe dje binte shi.
-Po shikoja nje seri ne televizion, dhe mendova gjithe naten nese ajo ishte konvergjente.

19-Ka tre lloje njerezish ne bote, ata qe dine te numurojne dhe ata qe nuk dine te numurojne.

20-Si ju lene te kuptoni qe jeni ne duart e Mafies Matematike?
Ju bejne nje oferte qe ju nuk mund ta kuptoni!

21-Rregulla e arte per mesuesit e matematikes: duhet te tregoni te verteten dhe vetem te verteten, po jo gjithe te verteten.

22-Nje mesues matematike eshte nje njeri qe i flet nje njeriu qe po fle.

23-Droga dhe seksi? Ato jane asgje te krahasuara me nje vertetim te bindshem.

24-Ti do me shume matematiken se mua?
Sigurisht qe jo, e dashur - ty te dua shume me shume se matematiken.
Vertetoje kete!
Ne rregull Le te jete R bashkesia e te gjithe objekteve qe dua

25-Momenti me i bukur ne jeten e nje matematicieni eshte sapo ai ka vertetuar nje teoreme, po perpara se ai te gjeje gabimin.


__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Super Moderator
Status: Offline
Posts: 137
Date:
Mjafton me dit tabelen e shumzimit mos msoni ma shum :P:P

__________________
R3sP3cT
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
ska qka me msu ktu veq sene te interesanta jan amo mos i msoni permensh se mujn me ju lon komt


__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
 
Page 1 of 1  sorted by
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard