TECH and to spare!

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
 

Topic: Psikologji

Post Info
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
Psikologji

VETEDIJA

Lėnda: Vetėdija Njeriu duhet tė merret mė tepėr me ēėshtjen e vetėdijes sesa me ato tė Gjithėsisė apo krijimit tė jetės, thotė Hugo Lagercramtz, profesor nė Institutin Karolinska nė Suedi, si dhe redaktor i librit "Hjärnan och medvetandet" (Truri dhe vetėdija). Ėshtė vetėdija ajo qė vendos se ēfarė do tė jemi dhe ēfarė do tė bėjmė.

Vetė psikologjia ishte nė fillimet e saj shkenca qė merrej me vetėdijen. Pastaj dolėn behavioristėt (behavior=sjellje) duke dhėnė shpjegime se si ata qė ngrenė ēėshtjen e vetėdijes nė tė vėrtetė janė duke u marrė me fe. Pas kėsaj vetėdija ėshtė parė si njė ēėshtje tė cilės nuk ia vlen t“i pėrkushtohesh. Kjo, pėr dy arsye. Pėr shumė studiues tė trurit vetėdija ka qenė e vėshtirė pėr ta kapur. Ėshtė mė e lehtė tė hetosh disa tipe qelizash nervore apo tė zbulosh lėndė tė reja sinjaldhėnėse. Tė bėsh studime mbi vetėdijen ėshtė parė si diēka e ngatėrrueshme. Tingėllon mė e natyrshme tė dėgjosh njė astrofizikant tė flasė mbi gropa tė zeza apo Bumin e Madh, ndėrsa njė neurostudiues qė kapėrcen nė spekullime mbi vetėdijen shihet me sy tė shtrembėr nga kolegėt. Nė shumė libra mėsimi mbi trurin fjala consciousness (vetėdije) as qė gjendet nė regjistrin e fjalėve.

Argumenti tjetėr ėshtė ai qė njerėzit nuk e kanė pasur arritur pjekurinė pėr tė kapur thelbin e ēėshtjes.
Shpirti (vetėdija dhe ē“ka tjetėr) janė tė pakapshme pėr shkencėn. Por falė arritjeve tė teknikės, qė ka bėrė tė mundur shquarjen e aktivitetit te trurit, ēėshtja mbi vetėdijen ka nisur tė tėrheqė vėmendjen e njerėzve.


Ashtu si duke pėrdorur njė metaforė do tė thonim qė zemra ėshtė njė pompė poashtu edhe vetėdija ėshtė njė skenė teatri, kjo sipas psikologut amerikan Bernard Baars. Dritėhedhėsi ndriēon atė pjesė tė skenės ku ndodh diēka. Korteksi cerebral dhe thalamusi (njė farė stacioni rele nė mes tė trurit) vendosin se ku ėshtė duke ndodhur diēka. Dritėhedhėsi , rolin e tė cilit sipas kėsaj teorie e luajnė nė tru disa qeliza nervore, drejtohet papritur kah njė skenė, pėr tu pėrqėndruar mė vonė po aq papritur nė njė skenė tė re.
Shikuesit vėnė re jo vetėm atė qė ndriēon dritėhedhėsi por shquajnė edhe zhurmė apo erėra qė vijnė nga anė tė tjera. Ėshtė e kuptueshme qė shikuesi mund tė mendojė mbi gjėra krejt tė tjera si p.sh. ndonjė gabim qė i ėshtė pėrvjedhur nė punė etj.
Pėrmes metodave tė reja tė ndėrtimit tė shėmbėlltyrės sė trurit, si ajo e tomografisė sė lėshimit tė pozitroneve ndryshe PET si dhe asaj MR, njerėzit kanė arritur tė marrin disa njohuri tė pėrcirta mbi se ēfarė ndodh nė tru kur njeriu bėhet i vetėdijshėm mbi gjėra tė ndryshme. Lobi i pėrparmė i trurit luan njė rol vendimtar, por edhe pjesė tė tjera tė trurit janė tė pėrziera. Vendndodhja e vetėdijes ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet me saktėsi pasi ajo nuk ndodhet nė njė bėrthamė tė pėrcaktuar tė trurit. Ka qenė e mundur tė hiqen, pėrmes operacionit, disa struktura tė trurit qė mendohen tė jenė thelbėsore duke mos u parė ndonjė humbje e vetėdijes tek pacienti.
Nėse vendndodhja e vetėdijes nuk mund tė gjendet nė tru atėherė sipas Descartes do tė mund tė thuhej se vetėdija dhe truri janė dy njėsi tė ndryshme. Descartes ishte ndėr tė parėt qė e shikonte trup in si njė makineri, por si njė katolik i mirė qė ishte nuk mundej ta pėrfshinte shpirtin nė kėtė makineri.
Truri dhe shpirti mendohej tė lidheshin me njėri-tjetrin pėrmes epifysis.
Kjo mėnyrė dyale e tė kuptuarit nuk ka humbur aspak nga faqja e dheut. Shumė shkencėtarė me famė tė kohėve moderne ishin apo janė akoma dyalistė. Marrėsi i ēmimit Nobel neurofiziologu John Eccles, qė ishte gjithashtu katolik, thonte se shpirti vjen kur truri nis tė ndėrtohet tek embrioni nė javėn e tretė.


Sot, pjesa mė e madhe e studiuesve tė trurit, mendojnė se vetėdija mund tė thjeshtohet nė procese neurokimike apo qarqe nervore nė tru, thotė Lagercrantz. Truri, sipas tyre, ėshtė nė tė vėrtetė njė kompjuter biologjik ndėrsa vetėdija njė mbifenomen, d.m.th. njė nėnprodukt i makinerisė biollogjike.
Lagercrantz ėshtė i mendimit se nuk mund t'i afrohesh vetėdijes me metoda tė zakonshme biologjike e thjeshtuese por duke lėnė mėnjanė filozofinė shkencore klasike dhe duke gjetur rrugė tė reja tė arsyetimit.

__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
Super Moderator
Status: Offline
Posts: 137
Date:
Psikologjia

Fjala Psikologji pėr herė tė parė ėshtė paraqitur nė Angli mė 1693 por nuk ėshtė pėrdorur dhe nuk ėshtė kuptuar njė kohė tė gjatė deri nė vitet 1800. Ėshtė sinonim i pėrbėrė nga dy fjale greke "psiko" dhe "logos". Psiko nė origjinal nėnkupton frymėmarrje, por mė vone ėshtė nėnkuptuar si shpirt sepse frymėmarrja ėshtė indikuar shpirtit e cila ende nuk e ka lėshuar trupin. Nė mitologjinė greke Psiko ka qene njė grua e cila ka qenė nė marrėdhėnie dashurie me perėndinė e dashurisė Erosin. Ai ishte dashnor i saj por kishte njė kusht ndaj saj qė mos t'ia shikonte fytyrėn e tij kurrė. Por nga kurioziteti Psikoja njė natė vendosi njė qiri pėr t'ia shikuar fytyrėn nė momentin kur e kupton Erosi atėherė e magjeps atė. Pėr t'ia arritur ngadhėnjimit ėshtė dashur tė bej njė luftė te madhe me pėrplot rreziqe, por nė fund ajo ėshtė transformuar nė perėndeshė dhe i'u ėshtė bashkangjitur Erosit nė parajsė. Psika simbolizon shpirtin njerėzor.

Gjate shekullit tė shtatėmbėdhjetė kuptimi i fjalės psiko ėshtė shndėrruar nė kuptimin e mendjes. Logos njė fjalė tjetėr greke nėnkupton shkencėn ose arsyen. Sipas rrugėve Greke psikologjia njė kuptim mbi arsyen ose mbi mendjen, ose si thuhet sot studimi mbi mendjen.



__________________
R3sP3cT
Super Moderator
Status: Offline
Posts: 137
Date:

Nė literaturėn profesionale hasim shumė pėrkufizime sė shkencės sė Psikologjisė. Njė pėrkufizim i cili mė sė shumti pėrdoret sot nė literaturė ėshtė: "Lėnda e Psikologjisė u pėrkufizua me njohjen e sjelljeve dhe tė proceseve njohėse ose kongeniitive tė realitetit dhe te formave tė shumėllojshme te tij". Nga tė gjitha pėrkufizimet e psikologjis mund tė dallojmė tre koncepte kryesore:

  1. Pėrvoja
  2. Proceset mentale
  3. Sjellja


__________________
R3sP3cT
Super Moderator
Status: Offline
Posts: 137
Date:
Degėt e Psikologjisė

Degėt t cilat ndahet Psikologjia:

  • Psikologjia fiziologjike - Studion bazėn fiziologjike tė proceseve psikike qė paraqesin sistemin nervor dhe atė endokrin.
  • Psikologjia eksperimentale - Psikologėt e kėsaj fushe tė studimit bėjnė prova dhe eksperimente pėr tė studiuar se si reagojnė njerėzit nė ngacmues te ndryshėm. **Vėrejtje - Metoda e eksperimentit ndalohet nė atė moment kur rrezikohet jeta e njeriut.
  • Psikologjia e zhvillimit - Studion ndryshimet e sjelljes sė njeriut si rezultat i kalimit tė kohės apo moshės dhe bėn studime etapa-etapa.
  • Psikologjia sociale-Studion ndikimin e faktorėve shoqėror nė sjelljet, burimet dhe qėndrimet e individit, po ashtu edhe raportet sociale brenda grupeve dhe ndėrmjet grupeve.
  • Psikologjia klinike dhe e kėshillimit - Pjesa mė e madhe e psikologeve tė klinikės i zbatojnė njohurit psikologjike dhe parimet nė diaznifikimin e sjelljeve , sėmundjeve mentale, konfliktit familjar e martesore.
  • Psikologjia e kėshillimit- Pėrafersishte i kryejnė tė njėjtat punė si te Psikologjia klinike, vetėm se te Psikologjia kėshillimit kėta tė fundit merren me probleme mė tė lehta, kėta mė shumė punojnė me nxėnės, student, nė kapėrcimin e problemeve tė tyre.
  • Psikologjia shkollore dhe e edukimit - Psikologėt e kėsaj fushe mė sė shumti punojnė nė klasifikimin e problemeve emocionale dhe problemeve nė mėsime. Ndėrsa Psikologet e edukimit janė specialist pėr nxėnėsit dhe mėsimdhėnėsit.
  • Psikologjia industriale dhe inxhinierisė -
  • Psikologjia e komunikimit
  • Psikoanaliza

Njė drejtim me ndikim te madh nė shkencėn e psikologjisė ėshtė edhe biheviorizmi i cili u paraqit ne SHBA. Themelues i tij ishte psikologu amerikan, Xhon Uotson. Bihevioristet e kritikonin shumė shpere psikologjine strukturaliste per shkak te metodes se introspeksionin nuk e pranonin si metodė shkencore te psikologjisr ata theksonin se psikologjis duhet te studioje vetem ato fenomene qe mund te verehen nga jasht dhe qe mund te regjistrohen. Sipas bihevioristeve, metodė shkencore mund te jetė vetėm tė vėrejturit objektiv.



__________________
R3sP3cT
Super Moderator
Status: Offline
Posts: 137
Date:
RE: Psikologji

Mos u boni psikolog ose psikologe se keni pun me budall :P:P

__________________
R3sP3cT
 
Page 1 of 1  sorted by
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard