Duke marrė parasysh qė fotoaparatet digjitale janė tė varur nga bateritė, vlen tė mėsohen disa gjėra pėr pėrdorimin e baterive tek pajisjet pėr fotografim. Nė vijim i keni disa kėshilla se si tė punojė fotoaparati juaj mė mirė.
Bateritė Alkaline
Bateritė Alkaline dhe Mignon do tė duhej ti nxirrni nga fotoaparati, dhe nga tė gjitha pajisjet elektrike tė cilat pėrdorin bateri, nėse nuk i pėrdorini pėr njė kohė tė gjatė. Kėtu nuk mendojmė pėr dy muaj, por dy javė. Nėse nuk i nxirrni, bateritė mund tė rrjedhin, dhe lėndėt kimike nga bateritė mund tė shkatėrrojnė elektronikėn e pajisjes.
NiCd dhe NiMh
Edhe pse tek bateritė alkaline rekomandohet qė ti nxirrni nga fotoaparati, bateritė NiCd (Nickel-Cadmium) dhe NiMh (nickel metal hydride battery) nuk ka nevojė tė nxirren nga fotoaparati, sepse ato nuk rrjedhin, mirėpo mbushni ato nėse nuk i keni pėrdorė pėr kohė tė gjatė.
Mos i pėrzieni
Asnjėherė mos i pėrzieni bateritė alkaline me ato mbushėse, sepse tensionet e ndryshme mund tė dėmtojnė elektronikėn e aparatit. Bateritė alkaline kanė 1.5V, derisa ato qė mbushen 1.2V.
Bateritė mbushėse
Gjatė pėrdorimit tė parė tė baterive, rekomandohet qė ato tė zbrazen tėrėsisht, dhe tė mbushen mė pas pa ndėrprerje nga 10 deri nė 12 orė. Arsyeja pėr kėtė ėshtė kapaciteti i baterisė qė duhet tė shfrytėzohet maksimalisht.