TECH and to spare!

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
 

Topic: IMUNOLOGJIA

Post Info
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
IMUNOLOGJIA

01-22-2008, 08:11 PM
Imunologjia ėshtė shkencė qė studion mbrojtjen dhe pėrgjigjen e organizmit tonė ndaj makromolekulave tė huaja ose mikroorganizmave invadues (virusėt, bakteret, fungjet, protozoat ose parazitėt). Pėrveē mikroorganizmave tė huaj, trupi i njeriut mund tė zhvillojė pėrgjigje imunologjike edhe ndaj proteinave vetanake ose molekulave tė tjera (sėmundjet autoimmune) dhe kundėr qelizave tė dėmtuara nė imunitetin ndaj virusėve dhe tumorėve.

Vija e parė e mbrojtjes ndaj mikroorganizmave tė huaj ėshtė bariera e jashtme-lėkura, qė pengon depėrtimin e mikrobeve nė brendi tė organizmit. Nėse mikrobet e kalojnė barierėn lėkurore apo mukotike, atėherė organizmi reagon menjėherė pėrmes disa qelizave qė pėrgjigjen ndaj pranisė sė tyre. Kėto qeliza janė makrofagjet dhe neutrofilet, tė cilat i fagocitojnė mikrobet e huaja dhe i shkatėrrojnė ato pa patur nevojė pėr ndihmėn e antitrupave. Pėrgjigja e menjėhershme vjen edhe nga disa komponenta mbrojtėse qė e privojnė mikrobin nga materiet e domosdoshme pėr jetė (p.sh. hekuri). Kėto komponenta hasen nė indin epitelial, nė sekrecione (lotėt dhe pėshtyma) dhe nė qarkullimin e gjakut. Kjo formė e imunitetit ėshtė e lindur ose jospecifike dhe gjithmonė ėshtė nė gatishmėri pėr tu pėrgjigjur nė invadimin e mikroorganizmave nga jashtė.

Vija e dytė e mbrojtjes ėshtė imuniteti specifik, tė cilit i duhen disa ditė pėr tu pėrgjigjur nė invadimin parėsor (infeksioni me njė organizėm qė nuk ka ndodhur mė parė). Te sistemi specifik imunologjik, vėrehet prodhimi i antitrupave (proteina tė tretshme qė lidhen me antigjenėt e huaj) dhe pėrgjigja qelizore imunitare, nė tė cilėn qelizat specifike i njohin patogjenėt e huaj dhe i shkatėrrojnė ato. Te virusėt dhe tumorėt, ky lloj i imunitetit ėshtė esencial pėr njohjen dhe shkatėrrimin e qelizave vetjake qė janė tė infektuara nga virusėt apo qelizat malinje tė tumorit. Pėrgjigja dytėsore ėshtė zakonisht shumė mė e theksuar sesa ajo parėsore pėr shkak tė aktivizimit tė qelizave memorike B dhe T. Nė kėtė seksion do tė shohim se si ndėrveprojnė qelizat e sistemit imunologjik me njėra tjetrėn pėrmes njė numri tė madh tė molekulave sinjalizuese me qėllim qė tė krijohet njė pėrgjigje e bashėkrenditur. Kėto sinjale realizohen pėrmes proteinave dhe stimulojnė qelizat e sistemit imunologjik. Kėtij grupi i takojnė limfokinet qė prodhohen nga qelizat e sistemit limfoid; si dhe citokinet e hemokinet qė prodhohen nga qelizat tjera tė sistemit imunitar.


__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
 
Page 1 of 1  sorted by
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard