TECH and to spare!

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
 

Topic: Peshku, ushqimi qė na bėn tė jetojmė 100 vjeē

Post Info
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
Peshku, ushqimi qė na bėn tė jetojmė 100 vjeē
Permalink Closed

Nė njė botė high-tech, ku shkenca dhe mjekėsia ecėn me hapa gjigantė, nuk ėshtė e vėshtirė tė jetosh 100 vjeē, madje tė bėsh edhe njė jetė tė shėndetshme, nėse zbaton me pėrpikmėri rregullat e domosdoshme pėr organizmin. Vetėm kėshtu mundėsitė pėr tė jetuar "sa tė duash" janė tė mėdha. Sipas asaj qė shkencėtarėt thonė, ndėr kėto rregulla kryesore pėrfshihen stili i jetesės dhe ushqimet. Nė tė vėrtetė nuk ka studim, sidomos ata qė i "kushtohen" jetės sė shėndetshme dhe jetėgjatėsisė, qė tė mos pėrmendet peshku dhe perimet. Por jo vetėm kaq, peshku ėshtė edhe ushqimi mė i dashur nė recetat e dietologėve, duke e kaluar mishin pa asnjė vėshtirėsi. I pasur me pėrbėrės ushqimorė thelbėsorė ėshtė mjaft i dobishėm pėr organizmin tonė, ndaj kėshillohet tė pėrdoret mė shumė se tri herė nė javė. Ėshtė partneri mė i vjetėr i verės, ilaēi mė i mirė pėr shumė sėmundje dhe ushqimi i padiskutueshėm i darkave fisnike. Ndihmon nė uljen e kolesterolit tė keq nė gjak, parandalon alzhaimerin, demencėn, forcon kockat dhe na bėn mė inteligjentė. Vaji i tij lehtėson qarkullimin e gjakut, pėrdoret nė rastin e pezmatimit tė nyjeve dhe nė disa raste, mund tė pėrdoren pėr trajtimin e ekzemės, migrenės.
I domosdoshėm

Nė botė "jetojnė" mė shumė se njėzetmijė lloje peshqish dhe pothuajse tė gjithė pėrmbajnė proteina qė asimilohen mirė. Ato pėrmbajnė aminoacide, shumė tė domosdoshme pėr organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, qė ndikojnė nė formimin e muskujve apo tė glutamines, qė vepron kundėr lodhjes. Peshqit pėrmbajnė shumė proteina, madje edhe mė shumė se mishi (nė 100 gramė peshk gjenden 27 tė tilla).
Mė tė pasurit me proteina

janė peshku ton dhe barbuni me 24 gramė. Vitaminat dhe proteinat janė tė domosdoshme pėr sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Po ashtu, ata pėrmbajnė kalcium, fosfor dhe jod i nevojshėm pėr prodhimin e hormoneve tė tiroideve e mjaft i rėndėsishėm pėr krijimin e embrionit tė bebes, si dhe nė moshėn e pubertetit tė fėmijėve. Por nuk duhen lėnė pa pėrmendur edhe elemente tė tjera si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri, dhe seleniumi. Nė tė gjendet edhe njė sasi e madhe vitaminash, ku mė e rėndėsishmja ėshtė vitamina A, qė vepron kundėr dobėsimit tė shikimit nė errėsirė, vitamina D, e domosdoshme pėr forcimin e kockave dhe rakitizmit te fėmijėt. Ėshtė e vėrtetė se peshku pėrbėn ushqimin kryesor pėr njė numėr tė madh njerėzish qė nuk e fusin fare nė gojė mishin. Peshku pėrmban vitaminėn B, si vitaminėn B6, e cila lufton aneminė dhe vitaminat B2, B12.

Ilaēi i shumė sėmundjeve

Peshqit janė tė pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore tė pangopura dhe mbrojtėse ndaj sėmundjeve kardiovaskulare. Janė pikėrisht kėto acide qė ndihmojė tė jesh energjik, tė shtojnė tonalitetin e muskujve dhe tė ulin peshėn e tepėrt. Por, ato janė edhe shumė delikate dhe shkatėrrohen shpejt nė temperatura tė larta. Pėr tė ruajtur vlerat e tyre ėshtė mirė tė gatuhen nė avull. Yndyrat e peshkut ndihmojnė nė uljen e kolesterolit tė keq LDL, duke ruajtur njėkohėsisht kolesterolin e mirė HDL. Brenda tij gjenden edhe acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj. Shkencėtarėt e Universitetit tė Kembrixhit nė Angli, pas vitesh tė tėra studimi te njerėzit mbi 65 vjeē qė konsumon vazhdimisht peshk rreth dy ose tri herė nė javė, arritėn nė pėrfundimin se toni apo peshqit e pjekur nė zgarė e pakėsojnė rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po kėshtu, studimi mė i fundit i bėrė te gratė shtatzėna thanė se ngrėnia e njė sasie tė konsiderueshme peshku gjatė 9 muajve tė shtatzėnisė (rreth 340 gramė nė javė) ndikonte mjaft nė inteligjencėn e fėmijėve. Gratė qė e kishin konsumuar vazhdimisht kėtė produkt, jo vetėm qė lindnin fėmijė mė tė zgjuar, por edhe kishin njė shikim mė tė mirė. Nga ana tjetėr, peshku kėshillohet shumė gjatė periudhės sė shtatzėnisė, pasi kėto gra kanė njė nevojė shumė tė madhe pėr hekur.

Historia e ushqimit "antik"

Peshku ka qenė i pranishėm nė jetėn e njeriut gjatė gjithė historisė sė shoqėrisė njerėzore, jo vetėm si ushqim, por edhe si element simbolik apo shprehje e mitologjive tė vjetra, qė nga koha e paganizmit dhe mė vonė i qytetėrimeve tė tjera, si antikiteti greko-romak. Tė gjithė kemi dėgjuar tė flitet pėr njeriun amfib apo pėr Afėrditėn, Erosin, madje edhe pėr pėrbindė**** Typhon, qė ishin gjysmė peshq dhe gjysmė njerėz e hyjni. Tė tilla ishin dhe sirenat qė iu shfaqėn Odiseut gjatė kthimit tė tij nga Itaka. Por, peshku ka qenė njėkohėsisht edhe burimi i jetės dhe i ekzistencės sė njeriut, madje njė nga ushqimet mė tė pastra dhe tė ushqyeshme tė tij. Nė vende tė ndryshme tė botės ka popuj qė peshkun e konsumojnė tė gjallė, si pėr shembull aziatikėt dhe kryesisht japonezėt apo indo-kinezėt. Sot gatimet e detit dhe sidomos peshku, janė ndėr mė tė shtrenjtit nė tė gjitha restorantet, si ato elegante ashtu edhe ato mė tė thjeshtit. Vėrtet nuk mund tė ketė ilaē mė tė mirė se sa tė "marrėsh" tri herė nė javė nga goja njė pjatė peshk, njė gotė verė dhe njė pjatė me sallatė jeshile apo perime tė ziera, sepse, sipas studimeve mė tė fundit, nga mėnyra e tė ushqyerit rezulton se tumori prek 1 person ndėr tre tė tillė. Kėshtu, pėrveē ushqimeve qė duhen evituar, pėr tė shmangur rrezikun pėr tu sėmurė ekziston edhe njė meny antitumor, qė specialistėt kėshillojnė se duhet pėrdorur patjetėr ēdo ditė. Qė frutat dhe perimet tė bėjnė shumė mirė pėr shėndetin, kėtė e kemi ditur prej kohėsh, por nė brendėsi tė kėtyre kategorive kėrkuesit kanė filluar tė individualizojnė ushqimet pėr tu pėrdorur si armė specifike kundėr llojeve tė caktuara tė tumoreve. Kėtu, sigurisht qė bėn pjesė peshku vera dhe sallatat.

__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
 
Page 1 of 1  sorted by
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard