Acidi folik dhe rėndesia e tij Acidi folik i njohur si Vitamin B9 ne SHBA dhe Gjermani e ne bote si Vitamin B11 apo edhe si Pteroylgltamat eshte zbuluar ne vitin 1941. Vitamin B11 eshte nje Vitamin e treteshme ne uje dhe e ndieshme kunder drites e nxehtesise, dhe i takon grupit te Komplexit-B te Vitamineve.
Sipas studimeve mjekėsore qė u bėnė nė ShBA gjatė vitit 2004, acidi folik mund tė ndikoj pozitivisht mbi parandalimin e tensionit tė latė si dhe gjate lindjeve me defekte. Rėndesia e tij ėshtė e shumėfishtė. Shkaku qėndron tek aftėsitė e mėdha tė kėtij acidi tė parandalojė hipertensionin arterial i cili manifestohet me shtypje te larte te gjakut si dhe me ērregullime tė mėdha nė sistemin kardiovaskular. Ėshtė konstatuar se sasia e tij e mjaftueshme nė ditė ėshtė rreth 400 µg (mikrogram) nė ditė. Pėrdorimi racional i ketij acidi ndihmon nė stabilizimin e tensionit tė gjakut, poashtu tek femrat ndihmon gjatė lindjeve qė kanė ērregullime nė zhvillimin e fetusit.
Ku gjendet acidi folik? Acidi folik gjendet me sasi tė mjaftueshme nė mėlēi tė zeza, perime tė gjelbėrta, pemė, spinat,brokoli,patate,tomate,mishe, peshk si dhe nė bukėn e zezė.
Si mund te parandalohet hipertensioni arterial? Mungesa e acidit folik, vitamines B12 ose vitamines B6 mundet ta rrise nivelin e homocisteines, njė aminoacid i cili ėshtė prezent nė gjak. Rritja e nivelit tė homocisteines ndikon negativ nė arteriet koronare sepse nė njė periudh tė gjatė kohore vėshtirėson qarkullimin e gjakut dhe nė disa raste mund tė kalojė edhe nė infarkt nė zemėr. Mjekimi pėrmes acidit folik ėshtė adekuat dhe jo shumė i shtrenjtė por zhgjat shumė. Prandaj krahas acidit folik pėrdoren edhe terapi tjera.
Vetitė biokimike tė acidit folik Ėshtė acid karboksilik i cili fitohet prej tretėsirės ujore tė vitaminės B dhe ka 6 stereoizomere natyrale. Merr pjese gjatė formimit tė acideve nukleike ADN dhe ARN si edhe gjatė ndėrtimit tė mureve tė qelizave.