TECH and to spare!

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
 

Topic: Ekstaza

Post Info
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
Ekstaza

Emra te tjere.
Ectasy, E, MDMA, XTC, e plot pseudonime te tjera nga vendi ne vend.

Kategoria e droges.
Stimulant i sistemit nervor qendror.

Potenciali per adaptim.Varesia.
Ashtu si dhe me amfetaminat e tjera perdorimi i rregullt i saj sjell rritjen e dozes per te pasur te njejtin efekt. Perdoruesit mund te behen te varur nga ana psikologjike nen efektet e kesaj droge dhe menyra e jeteses e shoqeruar me te.

Menyra e perdorimit.
Nga goja si tablete apo kapsule.

Perdorimi legjitim.
Megjithese ka pasur pretendime qe ekstazia mund te kete vend ne psikoterapi, nuk ka perdorim legjitim mjekesor. Eshte droge e klasifikuar ne klasen A te drogave.

Efektet afatshkurtra.
Ekstazia zakonisht perdoret ne klube, mbremje, bare e diskoteka per ti dhene mundesi perdoruesit te vallezoje nen ritmin e nje muzike te shpejte dhe per ore te tera. Kjo stimulon sistemin nervor qendror, ben te mundur qe perdoruesi te rrije zgjuar dhe te kete energji - e arritur kjo nga supresioni i ndjenjes se etjes, gjumit dhe lodhjes. Mund te sjelle shtrengim te pavullnetshem te nofullave dhe ne muskuj te tjere. Rrit ritmin e zemrės dhe presionin e gjakut. Komplikacione te ndryshme mund te ndodhin; nga supresimi i ndjenjes se etjes - personi dehidrohet dhe atij mund ti bjere "pika" pasi trupi ka humbur nje sasi te patolerueshme lengjesh, kjo sjell demtime muskulare, insuficience renale, probleme me mekanizmat e mpiksjes se gjakut, konvulsione dhe ne fund vdekje. Ne disa raste kemi nivele shume te uleta te Natriumit nga marrja e shumte e lengjeve por personi nuk leviz shume "vallezon" e kjo sjell qe sasia e tepert e lengjeve nuk mund te dale jashte me ane te djerses e kjo humbje e Na-se (Natriumit) sjell edema te trurit (fryrje ose enjtje). Perdoruesi mund te kete te vjella, dhimbje koke, marrje mendesh. Jane vene re dhe demtime te mėlēisė e hemorragji cerebrale.

Efekte afatgjata dhe rreziqet.
Pak dihet per keto efekte. Ne disa raste jane raportuar semundje psikiatrike, si skizofrenia apo depresioni, plus shqetesime me gjumin, probleme me dhembet dhe nje tip adiktimi ndaj ēokollates.
Ne eksperimente me kafshet ekstazia ka sjelle demtime ne disa qeliza nervore, e mendohet se dhe vite mbas lenjes se kesaj droge ekziston rreziku per depresion.

Shenjat e abuzimit.
Perdoruesi mund te kete humbje ne peshe, demtime dhembesh (nga shtengimi i pavetedijeshem i tyre )dhe ankth.

Bashkeveprimi.
Ndodh me nje varietet te larmishem barnash, nese merret me moamine oksidaze inhibitoret (MAOI-s ), ekstazia mund te sjelle nje rritje te rrezikshme te tensioni te gjakut. Me ilacet - digitalis - levodopane dhe disa tipe te ndryshem ilacesh te anestezise te marra me inhalim. Ekstazia tenton te kundershtoje efektet sedative te barnave qe depresojne sistemin nervor qendror, e efektet e tyre ne tru reduktohen .

__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
 
Page 1 of 1  sorted by
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard