TECH and to spare!

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
 

Topic: ALKOOLI II

Post Info
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
ALKOOLI II

Emra te tjere.
Pije (perfshire veren, birren, pijet me ose pa ngjyre) ne angl. booze / drink; gjithashtu njihet si alkoholi etilik ose etanol.

Kategoria e droges.
Depreson sistemin nervor qendror, sedative.

Potenciali per adaptim.Varesia.
Meqenese pergjigja individuale ndaj alkoholit varion shume eshte e veshtire qe te masim potencialin e "kerkeses"- pra adoptimin. Por, sigurisht qe ekziston nje semundje e quajtur Alkoholizem,e cila karakterizohet nga pa-aftesia e personit per te kontrolluar sasine e alkoholit qe merr. Pirja e alkoholit ne menyre te rregullt ose marrja e tij ne sasira eksesive nuk eshte shkaktar i alkoholizmit por nje indikacion qe ai mund te jete prezent. Ne alkoholizem perfshijme VARESINE fizike e psikologjike, te evidentuar nga pirje e rregullt ne sasi te medha ose ne menyre perodike.

Menyra e marrjes.
Nga goja ne forme vere, birre, pijesh te tjera apo likeresh.

Perdorimi ligjor.
Nuk ka kufizime ligjore ne perdorimin e tij, por ****ja e tij ndalohet (ose duhet te) ndaj personave nen 18 vjec. Ne vendet ku legjislacioni ekziston e Zbatohet, prodhimi i alkoholit monitorizohet ne menyre konstante, jo vetem se eshte burim taksash per shtetet, por dhe per ndalimin e pijeve alkoholike qe permbajne Metanol (alkoholin metilik), i cili eshte toksik e mund te shkatoje verbim apo dhe pasoja te tjera.

Ne Mjekėsi.
Alkoholi kirurgjikal (alkohol i koncentruar me permbajtje metanoli) perdoret si antiseptik perpara injeksioneve per te parandaluar rrezikun e infeksioneve. Mund te perdoret tek personat qe qendrojne per nje kohe te gjate shtrire per te parandaluar demtimet e lekures.

Efektet Afatshkurtra.
Alkoholi eshte nje depresant i sistemit nervor duke ulur ankthin, tensionin apo inhibicionet sociale. Marre ne sasi te moderuara, krijon nje ndjenje qetesie, e vetebesimi dhe personi behet me shoqeror e me i cliret, por nuk ka rritje te aftesive mendore. Sasite e moderuara gjithashtu dilatatojne (zmadhojne) enet e vogla te gjakut duke sjelle skuqje ne lėkurė e nje ndjenje ngrohtesie. Me rritje te sasise kemi ulje te perqendrimit e gjykim te kufizuar dhe reagimi normal shkon drejt renies. Ka mundesi per aksidente, sidomos ato automobilistike dhe drejtuesit e makinerive te tjera.
Me rritjen e nivelit te alkoholit ne gjak, sjellja agresive apo e dhunshme eshte e mundur. Te folurit ndikohet dhe personi behet i paqendrueshem, i merren mendte dhe mund te kete -double vision- po ashtu ka te vjella e urinim pa vetedije. Humbja e vetedijes mund te vije nga rritja akoma e me e tepert e perqendrimit te alkoholit ne gjak, e rreziku i vdekjes eshte i pranishem - si rezultat i inhalimit te te vjellave, ose ndalimit te frymemarrjes.

Efektet Afatgjata dhe rreziqet.
Konsumatoret e Rregullt te tij rrezikojne qe ne trupin e tyre te zhvillohen semundje te ndryshme te melcise; si hepatit alkoholik, kanceri i melcise, cirroza hepatike apo steatoza hepatike (melcia yndyrore); Rritje te tensionit te gjakut (presionit) qe rrit incidenca per hemorragjite cerebrale. Inflamacioni i stomakut - gastriti - dhe ulcerat peptike jane me te perhapura ne alkoholiket, te cilet kane nje risk me te madh qe te preken nga Dementia (deteriorim mendor i pakthyeshem). Pirja masive dhe per nje kohe te gjate e alkoholit ne pergjithesi shoqerohet me varesine fizike ndaj tij. Nje alkoholist mund te mos duket i dehur dhe pas nje sezoni "maratone" me pijet, sepse ka tolerance ndaj tij, por ne te ardhmen shihet dukuria e Tolerances reversible - ku nje sasi relativisht e vogel alkoholi mund ta coje ne gjendje intoksimi te plote.
Alkoholizmi jo vetem qe ka probleme per shendetin por dhe nje spekter te problemeve personale e sociale.
Alkoholiket vuajne nga ankthi dhe depresionin e meqenese shpeshhere ata hane fare pak, jane ne rrezik nga semundje te ndryshme te deficences ushqimore - e vecanerisht deficience te Tiamies (thiamine, Vit B1 ). Marrja e tij gjate shtatezanise mund te sjelle abnormalitete tek fetusi dhe zhvillim te dobet fizik e mendor tek femijėt; bile dhe sasite e moderuara mund te sjellin abort, femije nenpeshe apo prapambetje mendore.

Shenjat e abuzimit.
Perdorimi i alkoholit mund te quhet jashte kontrollit nese disa nga keto shenja jane te pranishme: pirja e tij heret ne mengjes, "kalimi" nga birra tek pijet e forta, kur individi pi vetem, e perpara cdo problemi pune sociale etj, ndryshime te personalitetit, periudha - ne rritje - te intoksikimit te shoqeruara keto me humbje kujtese ( "blackouts" ) ndaj ngjarjeve qe ndodhin pergjate kohes se pirjes.
Simptomat fizike perfshijne, marrje mendesh, te vjella, te dridhura ne mengjes, dhimbje abdominale, krampe (ngerc), skuqje dhe rritje te eneve te gjakut ne fytyre, dobesi ne kembe e duar, paqendrueshmeri fizike, memorje te ulet dhe inkontinence (jashteqitje e vetedijeshme). Nese ne kete stad Ndalohet pija - POR nuk ka trajtim MJEKESOR kjo con ne Delirium Tremens (dridhje te forta, konfuzion, halucincione, e nganjehere konvulsione fatale) - TE CILAT FILLOJNE nga nje 1- 4 dite pas lenies se alkoholit e zgjasin per tre dite. Pikerisht keto simptoma mjekesia i kontrollon me ilace si klormetiazol, atenolol, ose benzodiazepina-si valiumi, te cilat jepen per nje afat te shkurter nen mbikeqyrje mjekesore.

Bashkeveprimi.
Alkoholi bashkevepron me nje sasi te madhe barnash. Ne vecanti rrit rrezikun e sedatimit me cdo ilac qe ka veti sedative ne sistemin nervor qendror. Ketu perfshihen ilacet kunder ankthit, ilacet per gjume, anestetiket e pergjithshem, analgjeziket opioide, antipsikotiket, antidepresantet triciklike, antihistaminat dhe disa ilace per hipertensionin (klonidine e metildopa). Marrja e alkoholit se bashku me substanca te tjera abuzuese, si opioidet, barbituratet apo solventet mund te sjelle koma e ne disa raste eshte fatal.
I marre me aspirinėn ose analgjezike te ngjashem rrit rrezikun per gjakrrjedhje nga stomaku, vecanerisht ne njerezit me ulcera te stomakut.
Njerezit qe marrin disulfiram (Antabuse), nje ilac qe perdoret per te mbajtur alkoholiket larg pijes, do kene reaksione teper te pakenaqeshme - qofte dhe me nje sasi te vogel alkoholi si: skuqje ne fytyre, dhimbje te forta ne koke, palpitacione, marrje mendesh e te vjella.
Alkoholi ne ekses mund te ngadalesoje Shperbashkimin e disa barnave (qe merren nga goja) ne diabetiket ose antikoagulantet (te marre nga goja), e sjell rritjen e efektit te tyre.
Marre me monoamine oksidaze inhibitors (MAOI s), disa pije alkoholike, vecanerisht vera-mund te sjellin nje rritje te rrezikshme ne tensionin e gjakut.

Keshilla Praktike.
Nese pini duhet te dini limitet tuaja te cilat variojne nga nje person te tjetri, e kapaciteti juaj varet shume nga pesha trupore, mosha, eksperienca po ashtu nga gjendja juaj mendore e emocinale. Megjithate ju mund te perdorni nje rregull te thjeshte per te percaktuar aftesine e trupit tuaj ne shpebashkimin e alkoholit. Ne pergjithesi trupi mund te shperbashkoje nje UNIT alkohol ( p.sh.nje mase pijesh, nje gote vere,ose 300 ml birre) per nje ore. Ne se ju pini me shpejt alkoholi ne gjak do rritet mbi "limitin ligjor" per nisjen e makines.
Sasi te vogla te alkoholit ndikojne mbi gjykimin e alterojne kohen e reagimit, keshilla me e sigurte ne kete rast do ishte: mos pini Fare alkohol, nese keni ne plan te ngisni makinen.
Burrat nuk duhet te pijne me shume se 20 UNIT-e ne jave dhe grate jo me teper se 15 UNIT. Nese ju jeni grua shtatezene ose po provoni te beni femije rruga me e sigurte eshte te mos konsumoni alkohol.
Nese kuptoni se ju keni probleme per te kontrolluar pijen tuaj, kerkoni ndihme, tek mjeku ose organizata te dedikuara per te ndihmuar njerezit me probleme te tilla. Edhe nese nuk keni probleme me kontrollin, mos pini ne sasi te shumta sepse alkoholi ka efekte te demshme ne pjese te ndryshme te trupit, perfshire melcine dhe trurin.


__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
 
Page 1 of 1  sorted by
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard