TECH and to spare!

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
 

Topic: AMFETAMINA

Post Info
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
AMFETAMINA

Emra te tjere.
Speed, uppers, bennies, whiz, blues.

Kategoria e droges.
Stimulant i Sistemit nervor qendror.

Potenciali per adaptim. Varesia.
Perdorimi i rregullt i amfetaminave ose metamfetminave, ne menyre te shpejte sjell Tolerance, pra doza akoma e akoma me te larta kerkohen per te arritur te njejtin efekt. Perdoruesit behen te varur psikologjikisht nga efektet e kesaj droge. Efekti toksik mund te ndodhe dhe ne doza reltivisht te uleta.

Menyra e marrjes.
Zakonisht kaperdihet ne trajte tabletash ose si puder. Nganjehere merret nepemjet hundes ose perzihet me uje dhe injektohet.

Perdorimi ligjor.
Ne vitet `50 - `60 amfetaminat u perdoren gjeresisht si supresuese te oreksit.
Kjo metode eshte braktisur sot nga mjekesia sepse ekziston rreziku i abuzimit dhe i varesise ndaj ketyre substancave.

Gjithashtu jane perdorur nga shoferet e pilotet, ne menyre qe mos ti zinte gjumi.
Jepet sot nga mjeket per personat hyperaktive dhe per narkoleptiket. Klasifikohet si droge e klasit B .

Efekti Afatshkurter.
Ne doza te vogla amfetamina rrit vigjilencen mendore dhe energjite fizike. Frymemarrja dhe ritmi i zemrės rriten, pupilat zmadhohen, oreksi bie dhe tharja e gojes eshte shenje e zakonshme. Largimin gradual te tyre e ndjekin depresioni dhe lodhja. Marre ne doza te larta, amfetamina mund te sjelle Tremor (dridhje), djersitje, dhimbje koke, palpitacione dhe dhimbje ne gjoks. Ne doza shume te medha mund te sjelle deluzione, konfuzion, halucinacione, delir, kolaps, sjellje agresive, konvulsione, koma dhe vdekje.

Efekti Afatgjate dhe rreziqet.
Perdorimi i rregullt i saj sjell demtime te muskulatures, humbje ne peshe dhe konstipacion. Gjithashtu keta persona mund te jene te pastabilizuar nga ana emocionale. Depresioni dhe vetevrasjet jane te shoqeruara me ndalimin e tyre ne menyre te pakontrolluar. Perdorimi per nje kohe te gjate ul rezistencen e trupit ndaj infeksioneve dhe po ashtu mbart rrezik per demtime ne zemer dhe ne enėt e gjakut, duke sjelle keshtu hemorragji dhe kolaps te zemres.

Marrja e amfetaminės gjatė shtatzėnėsisė rrit rrezikun pėr difekte nė fetus, veēanėrisht nė zemrėn e tij, gjithashtu mund tė ēojė nė lindje tė parakohėshme dhe fėmijė nėn peshė.

Shenjat e abuzimit.
Perdoruesi i amfetamines mund te duket energjik, i gėzuar dhe ka nje ndjenje per te folur papushim, kur gjendet nen influencen e kesaj droge. Levizja papushim, agjitimi dhe nje humbje aparente e interesit ndaj ushqimit jane simptoma tipike; personaliteti ndryshon, ka reagime psikotike dhe deluzione paranoide.
Perdoruesit e rregullt, mund te kene tipare te pazakonta ne lidhje me gjumin, duke ndenjur zgjuar per 2-3 nete papushim, e me vone flene dhe deri ne 48 ore. Ndryshimet e temperamentit jane te pranishme gjithashtu.

Bashkeveprimi.
Amfetamina bashkevepron me shume ilace e droga te tjera. Sjell nje rritje te presionit te gjakut, duke kundershtuar keshtu efektin anti-hipertensiv te shume barnave. Marre me MAOI-s, mund te sjelle nje rritje te rrezikshme te tensionit te gjakut. Rrit rrezikun per ritem abnormal te zemres me ilacet digitalis-, levodopa-n dhe disa anestetike qe jepen me ane te inhalimit. Amfetamina kundershton veprimin e ilaceve qe depresojne sistemin nervor qendror.

__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
 
Page 1 of 1  sorted by
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard