TECH and to spare!

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
 

Topic: BARBITURATET

Post Info
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
BARBITURATET

Emra te tjere.
Barbs, downers.

Kategoria e droges.
Depresante te sistemit nervor qendror.

Potenciali per adaptim.Varesia.
Perdorimi per nje kohe te gjate mund te sjelle varesi ndaj tyre. Kjo mund te jete fizike dhe psikologjike.

Menyra e marrjes.
Nga goja ne forme kapsulash apo tabletash, nganjehere perzihen me uje dhe injektohen.

Perdorimi ligjor.
Ne te kaluaren jo te larget - barbituratet u dhane gjeresisht si barna gjumi. Qe nga `60, megjiate ato jane zevendesuar nga benzodiazepinat - te cilat mund te jene adiktive - por ka me pak shance qe te shkatojne vdekjen nga overdoza.
Perdorimi me i perhapur i barbiturateve sot eshte ne anestezi (Thiopentone) dhe ne epilepsi (phenobarbitone). Shumica e tyre jane nen grupin B te drogave skeda III, ne legjislacionin per keqperdorimin e drogave, por kjo varion ne shtete te ndryshme.

Efektet Afatshkurtra.
Jane te ngjashme me ato te alkoholit. Nje doze e vogel prodhon qetesim, ndersa dozat e medha e bejne perdoruesin me te intoksikuar e te pergjumur. Kordinacioni dhe te folurit preken e ka dallime te dukshme, ngathtesia dhe konfuzioni mund te vijne me pas. Dozat e mėdha e nė rritje mund tė sjellin humbje tė vetėdijes, koma e vdekje e cila vjen nga depresioni i mekanizmave tė frymėmarrjes sė individit.

Efektet Afatgjata.
Rreziku me i madh nga barbituratet eshte varesia Fizike. Ne nje person dependent ndaj tyre, ndalimi i menjehershem sjell simptoma te cilat variojne per nga rendesia, varur kjo pjeserisht nga tipi i barbituratit, doza dhe kohezgjatja e perdorimit, por ne menyre primare nga gjetja, kerkimi dhe administrimi i trajtimit mbeshtetes, perfshire dhe barnat e nevojshme. Simptomat mund te perfshijne irritim, gjume te shqetesuar, enderra te frikshme, marrje mendesh, te vjella, dobesi te pergjithshme dhe ankth te shtuar. Ndalimi i menjehershem, pas disa muajsh perdorimi mund te sjelle konvulsione, delirium, ethe dhe koma qe mund te zgjase deri ne nje jave. Ne kohezgjatje, perdorimi i shumte i barbiturateve sjell rrezikun e overdozes aksidentale. Gjithashtu vihet re qe keto persona jane ne rrisk te shtuar per infeksione te gjoksit, pasi refleksi i kollitjes - eshte i supresuar (shtypur) nga perdorimi per nje kohe te gjate i ketyre drograve. Gjate shtatezanise mund te shkatojne abnormalitete tek fetusi dhe te marra rregullisht ne tre muajt e fundit te saj, mund te sjellin adaptamin/varesine e foshnjes ndaj tyre.

Shenjat e abuzimit.
Perdorimi per nje kohe te gjate i barbiturateve mund te shkaktoje periudha te shpeshta intoksikimi, shoqeruar me humbje te kujteses, neglizhim te paraqitjes personale e pergjegjesive qe ka individi, personaliteti ndryshon dhe shihen episose te nje depresioni te rende.

Bashkeveprimi.
Barbituratet veprojne me mjaft ilace duke rritur rrezikun e sedatimit me cdo ilac qe ka efekt sedativ ne sistemin nervor qendror. Ketu futen ilacet kunder ankthit, analgjeziket opioide, antipsikotiket, antihistaminat dhe anti-depresantet triciklike. Doza te larta te marra me alkohol mund te cojne ne nje koma fatale.
Gjithashtu barbituratet rrisin aktivitetin e enzimave ne melci, duke sjelle rritje ne shperbashkimin e disa barnave, pra reduktojne efektin e tyre, ne kete menyre ndikohen disa antidepresante triciklike si phenytoin, griseofulvin dhe kortikosteroidet. Tek njerezit qe marrin barbiturate toksiciteti i overdozes me paracetamol eshte me i larte.


__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
 
Page 1 of 1  sorted by
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard