TECH and to spare!

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
 

Topic: BENZODIAZEPINAT

Post Info
Administrator
Status: Offline
Posts: 322
Date:
BENZODIAZEPINAT

Emra te tjere.
Trankuilizues, qetesues, temmies.

Kategoria e droges.
Depresante te sistemit nervor qendror.

Potenciali per adaptim.Varesia.
Potenciali i tyre per adaptim eshte me i vogel sesa depresantet e tjere te sistemit nervor qendror, si barbituratet. Megjithate, perdorimi i tyre per nje kohe te gjate mund te sjelle varesi fizike e psikologjike ne efektet e tyre sedative.

Menyra e marrjes.
Ne forme tabletash, kapsulash, apo me injeksion. Tamazepami eshte benzodiazepina me e abuzuar.

Perdorimi legjitim.
Benzodiazepinat jepen nga mjeku zakonisht ne trajtimin afatshkurter te ankthit dhe stresit, po ashtu dhe ne raste pagjumesie. Ato perdoren ne anestezi si barna paraoperatore dhe per te induktuar anestezine e pergjithshme. Ne kurimin e alkoholikeve, ne kontrollin e epilepsise dhe ne qetesimin e spazmave muskulare. Jane droga te klases C .

Efektet afatshkurtera.
Benzodiazepinat mund te ulin aktivitetin mendor. Ne doza te moderuara kemi ulje te vigjilences, perqendrimit, e nje ulje te reagimeve normale trupore, pra duke ulur aftesine e nje personi qe operon makineri e duke rritur rrezikun per aksidente. Ne disa raste mund te sjellin amnezi - humbje kujtese. Cdo benzodiazepine ne doza te mjaftueshme sjell gjume. Dozat teper te larta mund te sjellin depresion te mekanizmave te frymemarrjes.

Efektet afatgjate dhe rreziqet.
Me perdorimin e tyre per nje kohe te gjate, efekti u bie. Kjo sjell qe perdoruesi te rrise drogen duke sjelle njekohesisht varesi fizike e psikologjike. Te vjetrit mund te behen apatike ose konfuze kur marrin keto ilace. Ne rastin e ndalimit te marrjes se tyre perdoruesit mund te kene keto shenja: ankth, atake paniku, palpitacione, dridhje, pagjumesi, dhimbje koke, marrje mendesh, dhimbje muskujsh, humbje te oreksit dhe ngathtesi. Keto simptoma zgjasin nga 4 dite deri ne 1 jave. Femijet e lindur nga nenat qe kane marre benzodiazepina gjate shtatezanise mund te kene probleme varesie ne javen e pare te jetes se tyre.

Shenjat e abuzimit.
Abuzimi mund te jete nepermjet injeksionit tek moshat e reja. Nje tip tjeter abuzuesi gjendet ne moshat e mesme apo tek te vjetrit te cilet mund ti kene marre keto barna per nje kohe relativisht te gjate nga mjeku i tyre. Ai ose ajo e di problemin dhe mundet qe haptas ta pranoje se po merr ilace per "nervat" ose per gjume, ne doza normale ose te medha. Problemet zakonisht vijne kur njerezit tentojne te ndalojne marrjen e tyre pa keshillim mjekesor.

Bashkeveprimi.
Ne bashkeveprim me cdo ilac qe ka efekt sedativ, benzodiazepinat e rrisin kete efekt sedativ ne sistemin nervor qendror. Ketu futen ilacet kunder ankthit e ato te gjumit, alkoholi, opioidet analgjezike, antipsikotiket dhe antidepresentat triciklike po ashtu dhe antihistaminat.

Keshilla praktike.
Normalisht benzodiazepinat duhen dhene per dy jave, ose me pak. Nese keto jane marre per me teper se dy jave eshte mire qe te ulet doza gradualisht, per te minimizuar rrezikun e efekteve te pakendeshme.Nese ju keni marre
benzodiazepina per muaj me rradhe, eshte plotesisht e arsyeshme dhe e nevojshme qe te njoftoni mjekun, per te percaktuar nje program "terheqje" graduale nga efektet e ketyre barnave. Nese eshte e mundur, do jete mire qe
t`ju tregoni familjareve dhe miqve tuaj, per te pasur mbeshtetje morale ne kete aksion.


__________________
AMD 64 Athlon (tm) x4 Technology
Vorschau
 
Page 1 of 1  sorted by
Quick Reply

Please log in to post quick replies.



Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard